Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 30 April 2026
S&P 500 7,217 ▲1.13%
DOW 49,725 ▲1.77%
NASDAQ 24,931 ▲1.05%
NAFTA 104.84 ▼1.91%
ARI 4,632 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,440 ▲ +1.32% ETH $2,265 ▲ +1.65% XRP $1.3721 ▲ +1.4% SOL $83.2300 ▲ +1.36%
S&P 500 7,217 ▲1.13 % DOW 49,725 ▲1.77 % NASDAQ 24,931 ▲1.05 % NAFTA 104.84 ▼1.91 % ARI 4,632 ▲1.54 % S&P 500 7,217 ▲1.13 % DOW 49,725 ▲1.77 % NASDAQ 24,931 ▲1.05 % NAFTA 104.84 ▼1.91 % ARI 4,632 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025

Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

Korrupsioni në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë mbetet një fenomen shqetësues, i shtrirë te funksionarët vendorë, administrativë, si edhe prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës policie. Kështu shkruan SPAK në raportin vjetor të 2025, teksa nënvizon: Hetimet kanë evidentuar se procesi i prokurimit publik manipulohej në çdo fazë, nga përgatitja e dokumentacioni deri te ekzekutimi i kontratave. Korrupsioni në institucionet publike është i strukturuar dhe i planifikuar, duke përfshirë funksione të ndryshme administrative dhe publike. Vërehet një rënie e lehtë në hetimin e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë/të zgjedhurve vendorë, por sidoqoftë në një rast është evidentuar lidhja me krimin e organizuar.

Struktura e Posaçme nënvizon se taskforca për zgjedhjet e përgjthshme të 2025, ka vëzhguar se kryetarët e fshatrave dhe kandidatët politikë, kërkonin ose ofronin përfitime monetare për votuesit, leje legalizimi të ndërtimeve informale, favore në vendin e punës dhe përfitime të tjera administrative në këmbim të mbështetjes elektorale.

SPAK: Në disa zona, zyrtarë të pushtetit vendor përdorën listat e zgjedhësve për të orientuar votuesit dhe për të ofruar përfitime direkte, duke evidentuar modele të koordinuara të ndikimit të paligjshëm në procesin zgjedhor. Hetimet treguan gjithashtu, bashkëpunim mes individëve të përfshirë për të shmangur kontrollin e organeve ligjzbatuese dhe për të mbrojtur strukturën korruptive nga ekspozimi.

Gjatë vitit 2025, u vu re aktiviteti i grupeve kriminale, që ka shfaqur një nivel të lartë organizimi, specializimi dhe shtrirjeje ndërkombëtare, veçanërisht në trafikimin e kokainës dhe drogave të tjera drejt tregjeve të BE-së.

SPAK: Një aspekt i veçantë i hetimeve ka qenë dokumentimi i lidhjes mes vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave të përftuara nga aktiviteti i trafikut të drogës, që vinte kryesisht nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Shqipërisë. Paratë përdoreshin për pagesa për ekzekutorët, blerje armësh,investime në sektorin a pasurive të patundshme dhe aktivitete private tregtare. Hetimet evidentuan  gjithashtu, përdorimin e komunikimeve të koduara për planifikimin e ekzekutimeve, paralajmërimet për kontrolle dhe koordinimin logjistik.

Në 2025, Prokuroria e Posaçme ka shënuar një rritje të ndjeshme hetimeve proaktive, duke përfunduar 216 çështje. Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.