APP: Tenderimet, institucionet të dorëzojnë listën deri në fund të muajit
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka kërkuar që institucionet të dorëzojnë listën e tenderimeve që planifikojnë të kryejnë gjatë këtij viti deri më 30 janar.
Sipas shkresës drejtuar institucioneve, APP ju rikujton se brënda datës 30 janar duhet të dërgohet për publikim një përmbledhje të regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik të institucionit dhe autoriteteve kontraktore të varësisë.
Sakaq e njëjta kujtesë bëhet edhe për pjesën e institucioneve vendore edhe pse këto të fundit janë më të kufizuara për shkak të vonesave që ka miratimi i fondeve dhe buxheteve në fillim viti.
Referuar të njëjtit dokument APP thekson se organet e pushtetit vendor, ndërmarrjet shtetërore apo çdo autoritet kontraktor tjetër duhet të dërgojë një përmbledhje të regjistrit të parashikimeve të prokurimeve në agjenci jo më vonë se dhjetë ditë pas miratimit të buxhetit apo planit të blerjeve nga këshillat vendore ose nga organet drejtuese përkatëse.
Nga Saimir Lleshi