Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë
Sot, Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj festojnë që të dy ditën e lindjes.
Teksa postoi në Instagram Story një foto të saj përkrah Grishajt, Osmani shkroi se janë në pritje të një fëmije.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku i ngushtë, njeriu që gëzon zemrën time, i cili së shpejti do të bëhet baba. Të dua.”
Lajmi në fjalë vjen teksa javë më parë qarkulluan zëra se moderatorja mund të ishte shtatzënë, por nuk pati asnjë konfirmim nga ana e saj. Osmani është nënë edhe e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.