🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,791 ▼ -1.4% ETH $2,052 ▼ -0.97% XRP $1.3166 ▼ -2.15% SOL $80.8600 ▼ -4.14%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Arkivoli me trupin e Oliver Ivanoviqit në ambientet e partisë, varroset nesër në Beograd

Arkivoli me kufomën e liderit serb, i vrarë sot në mëngjes, të Nismës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, pas autopsisë është sjellë në zyrat e partisë së tij, para të cilës është vrarë.

Në selinë e partisë të pranishëm janë anëtarë të familjes së të vrarit, kolegë partie dhe miqë.

Policia e Kosovës, e cila udhëheq hetimin mbi atentatin e Ivanoviçit, tani për tani nuk ka detaje të reja lidhur me kryerësit e vrasjes. Sot në mëngjes në ora 8 e 20 minuta disa kryerës të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ndaj Ivanoviçit para zyreve të partisë së tij

Sllobodan Petroviç, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe lider i Partisë së Pavarur Liberale pasi u shprehu ngushëllime familjarëve dhe kolegëve partiakë, deklaroi se ky është një akt kriminal, dhe se vrasja e Ivanoviçit është një humbje e madhe për familjen, por edhe përë tërë bashkësinë serbe dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në këto hapësira.

“E vranë më të mirin në mesin tonë, për fat të keq tashmë një kohë të gjatë ambienti dhe atmosfera është më shumë se e keqe për të gjithë ata që dëshironin dhe dëshirojnë të ndryshojnë diçka për të mirë dhe që guxojnë të thonë diçka kur nuk është mirë, që kanë vision të vet”, tha Petroviç.

Ai u bëri thirrje faktorëve vendor dhe ndërkombëtarë, që kanë mandat të punojnë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, që sa më parë të gjejnë autorët e krimit.

Edhe Momçillo Trajkoviç, ish-politikan serb nga Kosova deklaroi se kjo është një tragjedi e madhe për familjen, por edhe për popullin serb në Kosovë dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Oliver Ivanoviç ka qenë njeri i kompromisit, njeri i arsyes, njeri i guximshëm, njeri me vizion. Do të mbetet një boshllëk i madh në veprimtarinë e mëtejshme politike në Kosovë. Ata që e kanë hequr në fund të fundit konsideroj se janë njerëz pa mend sepse nuk kuptoj për cilin interes doli likuidimi i Ivanoviçit”, tha Trajkoviç.

Ai theksoi se Ivanoviç ka qenë pjesë e politikës autentike serbo-kosovare që duhet vazhduar.

Ivanoviç me kërkesë të familjes do të varroset nesër në Beograd.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.