☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.83 ▲3.2%
ARI 4,487 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▲ +0.25% ETH $2,009 ▲ +0.36% XRP $1.3388 ▲ +0.3% SOL $82.5900 ▲ +0.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.83 ▲3.2 % ARI 4,487 ▼0.84 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.83 ▲3.2 % ARI 4,487 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Armo” gjobitet përsëri për ndotjen e mjedisit

Ndotjet mjedisore që shkakton kompania “Armo” në zonën e Ballshit si dhe shkarkimi i ujrave teknologjike në rrjedhën e lumit Gjanica, kane bere qe kjo kompani te gjobitet nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit me 5 milionë lekë.

armoPas kontrolleve të inspektorëve të kësaj strukture, kreu i Inspektoriatit, Ergys Agasi, pohoi se çdo subjekt që dëmton mjedisin do të gjobitet. Nëse ky veprim ripërsëritet, theksoi Agasi, masat ndëshkuese do të arrijnë deri në revokimin e lejes për kompaninë.

Një muaj më parë, “Armo” u gjobit po me 5 milionë lekë për shkak të ndotjeve. Më vonë, ka reaguar kompania, e cila sqaroi avarinë që ndodhi në datë 7 janar, rreth orës 17:00 në ambientet e rafinerisë.  “Armo” deklaroi se zjarri u shua në kohë, duke siguruar mbrojtjen e punonjësve dhe komunitetit. “Situata është tërësisht nën kontroll dhe gjithë grupi administrativ, teknik dhe operacional i shoqërisë ‘Armo’ po punon për vazhdimësinë e punës normale në këtë rafineri”, thekson kompania. Ndotja e shkaktuar nga kompania “Armo” është shndërruar në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e qyteteve të Ballshit dhe Fierit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.