☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.02 ▲2.14%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +4.51% ETH $2,160 ▲ +6.22% XRP $1.4224 ▲ +4.24% SOL $91.1900 ▲ +6.79%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Arratisja në Hungari, raporti sekret: Nikolla Gruevski do fshihej në Greqi

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski vijon të mbetet një temë e nxehtë në Maqedoni, teksa ish lideri i vendit vazhdon të qëndrojë në Hungari, ku qeveria e Vitkor Orban po shqyrton kërkesën e tij për azil politik.

Nga Ministria e Brendshme në Maqedoni kanë dalë detaje të një raporti sekret, ku nënvizohet se nuk ka pasur ndonjë informacion, apo indikacion të fuqishëm se Gruevski po përgatiste arratinë, por kishte dyshime se ai mund të ikte për të kërkuar strehim në Greqi.

“Kemi pasur disa indikacione që Gruevski përmes Dojranit, me ndihmën e disa njerëzve të tij, do të ikte në Greqi. Kishte fjalë se gjoja kishte marrë me qera tre banesa në Selanik, ku në njërën do të qëndronte, e dy të tjerat do t’i shërbenin për të humbur gjurmë”, shkruajnë mediat fqinje referuar MPB-së së Maqedonisë.

Sipas tyre, për momentin Gruevski gjendet në një hotel në Budapest, por gjasat për ekstradimin e tij nuk janë shterur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.