Kronika

‘Arrest me burg’ Xhuvanit. Avokati: I thashë të mos jepte shpjegime. Asnjë familjar në sallë.

xhuvani2Gjykata e Tiranes ka caktuar sot masen e sigurise “arrest me burg” per Kostandin Xhuvanin, arrestuar si autori i dyshuar i masakres ne lokalin e nates ne Tirane, duke shkaktuar 4 viktima.

Avokati mbrojtes i tij ka thene pas seances se shkurter se futja e tij ne kafaz me pranga ne duar nuk ishte e arsyeshme. Nderkohe qe ka thene se i ka sugjeruar klinetit te tij qe ne kete seance te mos jepte asnje shpjegim.

Konstandin Xhuvani eshte futur me pranga ne duar breda kafazit, para trupit gjykues ne seancen e pare ne ngarkim te tij, ne pritje te mases se sigurise. Prangat iu hoqen pas pyetjes se medias, se pse ai po paraqitej ne ate menyre.

I arrestuari si autor i masakres ne lokalin e nates ne Tirane me 4 viktima ka kerkuar si avokat Ardian Leken, i cili nuk ka qene i pranishem. Ne salle kane munguar familjare te tij.

Gjyqtare eshte Enkela Bajo, nderkohe qe avokat kryesisht eshte caktuar Violent Coniku.

Djali i ish-deputetes së PS-se, Luiza Xhuvani, ka qene i shoqeruar me masa te rrepta sigurie nga paraburgimi ku ndodhet prej së martës për në gjykatë. Në Gjykatë ka mbërritur edhe i akuzuari tjetër, Erald Sida. Ai akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe fshehje të vrasjes.

Akuza

Pas akuzës së ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj Kostandin Xhuvanit, i dyshuari kryesor për vrasjen e katër personave në një pub në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, “vrasje ne rrethana cilesuese ndaj dy ose me shume personave duke rrezikuar jeten e te tjereve dhe armembajtje pa leje”, i arrestuari rrezikon nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm.

Sipas akuzave të ngritura, mbi Kostandin Xhuvanin rëndojnë nenet 79 (pika dh; kundër dy ose më shumë personave) dhe 234 të Kodit Penal që parashikojnë vrasja në rrethana të tjera cilësuese (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9) për Prodhimin e armëve luftarake, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori.

Neni 79 parashikon dënime me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm, ndërsa neni 234 parashikon burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Më herët, akuza ndaj Kostandin Xhuvanit është vendosur si “vrasje ne rrethana cilesuese kunder dy apo me shume personave dhe armembajtje pa leje”.

Xhuvani u arrestuar mengjesin e djeshem, pak kohe pas krimit te kryer ne lokalin perballe shkolles se Gjuheve te Huaja ne Tirane, ku pas nje sherri per kokainen ekzekutoi me arme zjarri dy persona dhe dy te tjere, qe nga hetimet e para kane qene vrasje aksidentale.

Nderkohe qe Erald Sida eshte ne akuze per mbeshtetje te krimit, ose perkrhaje te autorit te krimit dhe prostitucion e shfrytezim prostitucioni.

I ndaluari tjeter, deshmine e te cilit ka zbardhur sot “Panorama” print eshte lene i lire, pasi eshte vlersuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

 

Nenet që prekin akuzat e ngritura ndaj Kostandin Xhuvanit

Neni 79

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11;
ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)
Vrasja me dashje e kryer:

a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë
ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit,
ushtarakut, funksionarët e tjerë publik, gjatë detyrës ose për shkak të
saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 234

Prodhimi i armëve luftarake Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button