☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.22 ▲0.08%
ARI 4,167 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,304 ▼ -0.22% ETH $2,501 ▼ -0.35% XRP $1.3685 ▲ +0.24% SOL $106.7300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.22 ▲0.08 % ARI 4,167 ▼0.24 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.22 ▲0.08 % ARI 4,167 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Arrestohen dy shtetas turq në Fushë Kosovë, njërit i gjendet marihuanë e tjetrit revole

Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi policia gjeti marihuanë dhe një armë zjarri gjatë kontrollit të një banese, siç raporton “Betimi për Drejtësi”, duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 23:58, në rrugën “Presheva”, pas një informate të pranuar nga policia. Zyrtarët policorë kanë takuar në lokacion të dyshuarin e parë, shtetas turk, te i cili është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në sasi prej 62,55 gramësh.

Gjatë kontrollit të banesës, në dhomën e të dyshuarit tjetër, po ashtu shtetas turk, është gjetur një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë. Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar nga policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar janë hapur dy raste të ndara — për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve — ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Personat e përmendur konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse fajësia e tyre vërtetohet nga gjykata me vendim të formës së prerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.