Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë në bashkëkryerje”, siç njofton Klan Kosova.
Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas veprimeve hetimore të ndërmarra një ditë më parë, kanë arrestuar një burrë në Mitrovicë.
I dyshuari dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person, i cili si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.
“Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe intervistimit të të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.