☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.27 ▼1.82%
ARI 4,084 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,325 ▼ -0.26% ETH $2,091 ▼ -1.18% XRP $1.0782 ▼ -0.71% SOL $84.7000 ▼ -1.87%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.27 ▼1.82 % ARI 4,084 ▼0.75 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.27 ▼1.82 % ARI 4,084 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet ish-juristi i Hipotekës Durrës dhe dy persona për falsifikim dokumentesh

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kthimi”. Në kuadër të këtij operacion u bë i mundur arrestimi i tre personave nën akuzën se kanë përvetësuar 5000 m² tokë të një qytetari, duke e regjistruar në hipotekë si pronë të tyren.

Policia informon se mes 3 shtetasve të arrestuar është dhe ish-juristi i hipotekës së Durrësit.

Ndaj të arrestuarve gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të arrestuarit janë: A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit; Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.