Kronika
Arrestohet një femër në Përmet, akuzohet për tre vjedhje në banesa
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/arrestohet-agroni-i-p-euml-rfshir-euml-n-euml-113-raste-penale_hd.jpg)
Policia e Përmetit ka vënë në pranga një femër të akuzuar për vjedhje në banesa. Pas hetimeve të uniformave blu u bë arrestimi i 50 vjeçares K.P., e cila dyshohet për vjedhje në banesën e shtetases L.M., ku ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. Bazuar në informacionet dhe denoncimet e grumbulluara, dyshohet se 50 vjeçarja ka vjedhur edhe dy banesa të tjera në pallat. Lidhur me të ndaluarën vijojnë hetimet e mëtejshme për të zbuluar mënyrën e veprimit gjatë vjedhjeve dhe rastet e tjera ku mund të jetë përfshirë.