Kronika

ARRSH: Dëborë dhe ngrica në akset rrugore, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se akset kryesore kombetare paraqesin veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet kujdes per shkak rreshjeve dhe permbytjeve gjate fundjaves si dhe kalimi me zinxhire ne disa nga akset per shkak te fillimit te rreshjeve te debores dhe ngricat e formuara.

debora-ne-aksin-Librazhd-Qafe-ThaneFoto-M2ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku – Situata – Rekomandime

Tiranë
Ka patur rreshje bore ne akset Trau Dajt-Qafe Molle-Bize , Trau Dajt-Antena dhe Qafe Priske-Shengjergj. Qarkullimi kryhet normalisht ne gjithe akset e tjere te ketij Qarku. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Qafe Priske-Bize.Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.
Durres
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.
Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
Elbasan
Ka rreshje shiu dhe ne zonat malore ka edhe rreshje bore. Ne Aksin Librazhd-Stebleve ka patur rreshje bore. Ka rreth 40cm debore, po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit. Ne segmentin Librazhd –Q.Thane ka rreth 35 cm debore.Eshte spërkatur me kripe. Aksi eshte i kalueshem pa zinxhire.Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2. 5 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. Segmenti Shelcan – Gjinar ka rreth 25-30cm debore. Po merren masa per pastrimin.
Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherashe guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Renie guresh e dherash ka patur edhe ne Derven , ne aksin Elbasan-Rrogozhine. Eshte pastruar aksi dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – Stebleve.
Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Te evitohet kalimi nga keto akse.
Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan Gjinar. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan.

Berat
Ne aksin Ura e Pilzes –Corovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”.
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut.
Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlore
Aksi i vjeter Levan-Vlore eshte i mbyllur te Ura e Mifolit, si pasoje e daljes se ujit ne rruge. I bllokuar per momentin eshte edhe nje pjese e aksit Vlore – Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjoses. Rreshje bore ne Llogara, po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit. Te evitohet qarkullimi ne akset e permbytura nga uji i Vjoses.
Qarkullimi ne Aksin e Llogorase behet me zinxhire.
Gjirokaster
Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze. Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Po punohet nga kontraktoret per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.

Korçe
Temperaturat pergjate oreve te nates kane qene nen 0 grade dhe ka patur rreshje te lehta debore, sidomos ne akset e rrethit te Ersekes dhe zonat malore. Kompanite e mirembajtjes kane kryer pergjate oreve te nates kriposjen e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Kriposja po vazhdon edhe pergjate ketyre oreve. Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim. Te behet kujdes ne qarkullim. Te gjitha mjetet duhet te jene te pajisura me zinxhire. Akset K/Boboshtice-Dardhe dhe Korce –Voskopoje, qarkullohen me zinxhire.
Kukes
Momentalisht kane pushuar reshjet e debores Rruget jane pastruar dhe jane kriposur Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset. Perseri ka patur shembje ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge.
Diber
Momentalisht kane pushuar reshjet e debores por ka ngrica. Rruget jane pastruar dhe jane kriposur. Nga Klosi deri ne Peshkopi momentalisht per disa ore rekomandohen perdorimi i zinxhireve.
Rekomandohen zinxhiret ne segmentin rrugor Klos – Qafe Bualli. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne te gjithe akset e Bulqizes dhe ne te gjithe akset e Peshkopise. Te behet kujdes , sepse nga rreshjet mund te shkaktohen rreshqitje dherash.
Shkoder
Momentalisht kane pushuar reshjet e debores, por ka ngrica.
Rruget jane pastruar dhe jane kriposur
Edhe ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi e me veshtiresi. Gjate nates ka patur rreshje bore ne akset e Pukes dhe te tropojes. Por eshte bere pastrimi dhe kriposja e tyre.
Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes dhe bore, te cilat mund te shkaktojne rreshqitje dherash dhe ngrica ne rruge.
Ne segmentin Vrith – Razem momentalisht rekomandohen perdorimi i zinxhireve per disa ore.

Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin.
Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhe
Ka rreshje shiu dhe ne akset e Mirdites ka patur rreshje bore. Te gjitha akset jane pastruar dhe eshte bere kriposja e tyre. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button