Kronika

ARRSH: Kujdes, reshje dhe përmbytje në disa akse rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) njoftoi të hënën se qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore paraqet probleme.

vlore13ARRSH rekomandon kujdes për shkak të rreshjeve dhe përmbytjeve gjatë fundjavës. Rekomandohet, sipas ARRSH-se, shmangie e qarkullimit ne disa nga akset nacionale ne vend.

Tiranë
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan

Ka rreshje shiu te dendura. Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur. Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane. Aksi Elbasan – Gjinar. Momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 1.5 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. I nderprere qarkullimi ne kete pike. Po punohet per riparimin provizor te çedimit te trupit te rruges. Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. I gjithe aksi Librazhd – Stebleve qarkullohet pa zinxhire. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Te evitohet kalimi nga keto akse.

Berat
Ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Ne Poçem ka patur rreshqitje guresh qe jane pastruar. Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlore
Aksi i vjeter Levan-Vlore eshte i mbyllur, si pasoje e daljes se ujit ne rruge. I bllokuar per momentin eshte edhe nje pjese e aksit Vlore – Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjoses. Te evitohet qarkullimi ne akset e permbytura nga uji i Vjoses.

Gjirokaster
Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze. Ne akset e Permetit qarkullohet normalisht, pasi ka rene niveli i Vjoses ne kete zone. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.

Korçe
Ne akset e ketij qarku ka patur rreshje bore. Rreshje te dendura bore ka ne aksin Erseke-Leskovik. Gadishmeria eshte e plote. Te gjithe akset qarkullohen me zinxhire. Te behet kujdes ne qarkullim. Te gjitha mjetet duhet te jene te pajisura me zinxhire.

Kukes
Ka rreshje shiu dhe ne disa zona ka edhe rreshje bore. Ne aksin Fierze – Lekbibaj, ne afersi te Lekbibajt, ka ndodhur nje rreshqitje, per momentin qarkullimi eshte i bllokuar. Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge.

Diber
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Ne aksin Burrel-Skurraj ka patur rreshqitje dherash gjate dites se djeshme qe jane pastruar gjate nates. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.
Ne te gjithe qarkun qarkullimi kryhet normalisht.Te behet kujdes , sepse nga rreshjet mund te shkaktohen rreshqitje dherash.

Shkoder
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka shembje dherash ne fshatin Ganjolle. Qarkullimi kryhet me nje korsi me veshtiresi. Ne segmentin Vrith-Razem ka rreshje bore. Per momentin nuk ka probleme. Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me shi dhe bore, te cilat mund te shkaktojne edhe rreshqitje dherash.

Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhe
Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button