ARRSH: Normalizohet qarkullimi i mjeteve në zonat verilindore dhe juglindore
Situata e qarkullimit të mjeteve në zonat verilindore dhe juglindore te vendit paraqitet e përmirësuar, por disa akse në disa nga qarqet në vend vazhdojnë të paraqesin problematikë në kalueshmëri për shkak të ngricave, bëjne të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Sipas tyre, po ndiqet me kujdes të veçantë situaan e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Bëhet me dije se deri në orën 10:30 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, per shkak te ngricave.
Durres
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.
Elbasan
Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur. Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Lunik –Stebleve. Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges. Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.
Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.
Vlore
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por, ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes, te behet kujdes nga ngricat.
Gjirokaster
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos ne oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.
Korçe
Te kihet kujdes gjate oreve te para mengjesit dhe ne oret e mbremjes, sepse per shkak te temperaturave te ulta mund te kete zona me ngrica. Eshte kryer kriposja e te gjitha akseve. Situata eshte normale. Kalueshmeria pa problem. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut. Nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.
Kukes
Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash nga temperaturat e uleta. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj – Draj Reç, per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne Rrugen e Kombit kryhet normalisht.
Diber
Eshte bere kriposja ne disa nga akset e ketij Qarku ku ka patur ngrica nga temperaturat e uleta te nates si, Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli – Kraste. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhe – Qafe Draj. Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe U. e Qytezes – Zerqan.
Shkoder
Ne aksin Mes – Prekal ka ndodhur nje rreshqitje e skarpates ne fshatin Omaraj. Ka perfunduar puna per hapjen e rruges dhe largimin e gureve dhe masivit te dherave nga rruga. Tani aksi qarkullohet normalisht.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes.
Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje.
Lezhe
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire. Te behet kujdes ne oret e mengjesit dhe ne oret e mbremjes, pasi ulja e temperaturave shkakton ngrica ne segmente te caktuara.