☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

ARRSH: Situata sot në rrugët kombëtare dhe lokale

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftuan sot gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to, në prag të festës së Vitit të Ri, në ndihmë të qytetarëve.

debora-ne-aksin-Librazhd-Qafe-ThaneSipas tyre, në mëngjesin e sotëm, në akset Trau Dajt -Qafë Mollë-Bizë, Trau Dajt-Antena, Qafë Priskë-Shëngjergj ka ngrica në rrugë ku vijon spërkatja me kripë e për pasojë, qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Në qarkun Durrës nuk ka probleme ngricash por mjetet në qarkullim për shkak të fluksit duhet të jenë të kujdesshëm. Edhe në Berat dhe Fier nuk ka probleme qarkullimi për mjetet, por kërkohet kujdes për shkak të fluksit të mjeteve. Në superstradën Fier-Lushnje kërkohet kujdes për shkak të fluksit të madh të makinave.
Në qarkun e Elbasanit aksi rrugor Librazhd-Steblevë është i bllokuar për momentin nga dëbora, ndërsa aksi rrugor Elbasan- Gjinar ka prani ngricash. Në aksin Elbasan- Peqin-Rrogozhinë ka patur shembje masive në Derven, ndaj rekomandohen zinxhirët, ndërsa duhet të evitohen parakalimet aty ku rruga ngushtohet.
Në Qafën e Llogorasë në Vlorë ka prani të ngricave në rrugë, vijon hedhja e kripës dhe rekomandohet ecje e kujdesshme si dhe përdorimi i zinxhirëve.
Në qarkun e Gjirokastrës kërkohet kujdes në Qafë-Muzinë pasi natën ka ngrica.
Në qarkun e Korçës në Qafë-Qarr, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë ka ngrica në rrugë, vijon hedhja e kripës dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për mjetet në qarkullim.
Në qarkun Kukës ka ngrica dhe temperatura të ulëta. Problematikë mbetet era, që e hedh borën në rrugë, ndaj qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
Në qarkun e Dibrës akset rrugore paraqiten me ngrica, vijon hedhja e kripës dhe qarkullimi i mjeteve duhet bërë me zinxhirë në akset e Peshkopisë dhe të Bulqizës.
Qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperatura shumë të ulta, ku për pasojë, në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica dhe qarkullimi i mjeteve duhet bërë me zinxhirë.
Në Lezhë, gjatë orëve të natës ka patur ulje të temperaturave dhe ngrica, ndaj vijon kriposja e akseve rrugore, ku sidomos Rruga e Kombit, mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Rruga e Kombit është e hapur dhe kalimi rekomandohet me zinxhirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.