Ekonomia

ARRSH: Të gjitha akset kombëtare, të kalueshme për automjetet

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në komunikimin e fundit me mediat, paraditen e së mërkurës, ka bërë të ditur situatën në akset kombëtare, duke njoftuar se aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.

Në qarkun Shkodër, qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor rural Bardhet – Iballë është bërë me zinxhirë.

Në qarkun e Kukësit, akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Qarkullimi i automjeteve në “Rrugën e Kombit” është bërë normalisht dhe pa zinxhirë. Në aksin rrugor rural Ura e Zapodit – Shishtavec qarkullimi është bërë me zinxhirë.

Në Korçë, qarkullimi i automjeteve në akset rrugore Korçë – Ersekë, Korçë – Voskopojë dhe Boboshticë – Dardhë, është bërë me zinxhirë për shkak të dëborës dhe ngricës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button