🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,738 ▲0.57%
DOW 47,179 ▲0.49%
NASDAQ 22,512 ▲0.61%
NAFTA 94.39 ▲2.09%
ARI 5,023 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,743 ▼ -0.7% ETH $2,331 ▲ +1.29% XRP $1.5022 ▲ +0.81% SOL $94.1000 ▼ -0.15%
S&P 500 6,738 ▲0.57 % DOW 47,179 ▲0.49 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.39 ▲2.09 % ARI 5,023 ▲0.41 % S&P 500 6,738 ▲0.57 % DOW 47,179 ▲0.49 % NASDAQ 22,512 ▲0.61 % NAFTA 94.39 ▲2.09 % ARI 5,023 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Arsimi, Rama: Ligji garanton konkurrencën dhe nuk përjashton askënd

Kryeministri Edi Rama mbrojti ligjin e arsimit të lartë, të kaluar ditën e martë në seancën e posaçme të Kuvendit, duke deklaruar se ligji garanton konkurrencën dhe nuk përjashton asnjë nga e drejta e arsimimit.

“Produkti është shumë i mirë dhe është për të ardhur keq kundërshtia që bëhet në emër të të varfërve, duke spekuluar në mënyrën më të padenjë dhe duke gënjyer në mëyrën më të papranueshme. Ligji garanton konkurrencë dhe që asnjë i ri apo e re, që ka dëshirë të ndjekë universitetin dhe që e meriton, të mos pengohet nga varfëria në familje, sepse është shteti që do të mbështesë të gjithë fëmijët e shtresës së varfër për të kryer me sukses përfundimet ku ata dëshirojnë”, tha Rama.

Ligji mbështete financiarisht jo vetëm këtë shtresë, por edhe studentët e shkëlqyer dhe ata që zgjedhin programet e përcaktuara si prioritet kombëtar.

“Ky është një ligj që hap rrugën për të sjellë Shqipërinë në kohën e re europiane pas 20 e ca vitesh korrupsion dhe privilegjesh për një kastë që është financuar nga buxheti i shtetit dhe nuk ka kthyer mbrapsht investimin e marrë”, deklaroi kryeministri.

Rama ripërsëriti se financimi shtetëror shkon i gjithë për të mirën publike, për rritjen e konkurrencës dhe cilësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.