roze

Artistët shprehin ngushëllimet në rrjete sociale

floriermaliPas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të Doktor Florit, artistë, miq, kolegë të tij shprehën dhimbjen dhe trishtimin për largimin e parakohshëm.

Ermal Mamaqi, një prej miqve dhe kohët e fundit, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Doktor Florit, me anë të një fotoje përcoi mesazhin e dhimbjes për ndarjen nga jeta të mikut të tij.

Aurela Gaçe, e cila bashkëpunoi për këngën e mirënjohur “Origjinale” me Doktor Florin shkruan në profilin e saj zyrtare në Facebook: “Kam dhimbje e trishtim per ty miku im i shtrenjte. Nuk gjej dot fjale. Di qe te doja shume si djale e si artist. Nje nga te paktet te vertete. Nga te paktet qe kisha lidhje speciale shpirterore. Nuk e besoj akoma qe ti nuk je me”.

Një tjetër artist i skenës, Elton Deda shprehet me këto fjalë pas marrjes së lajmit: “Nuk di c`te them vertet, di te them vetem qe jeta eshte genjeshter. Nje artist, nje baba, nje njeri. Artisti jeton per te lene nje gjurme, babai per te lene pasardhes dhe njeriu per te bere gjera te mira. Besoj se i ke realizuar te gjitha miku im. Do donim te te kishim per shume kohe mes nesh por fluturove shpejt. U prehsh ne paqe Flor!”.

Ndërsa, Julian Deda, aktor i humorit shkruan: “Lamtumire miku im, lamtumire koleg, lamtumire artist, lamtumire o njeri i mire. Me vjen shume keq qe na detyrove te te themi “LAMTUMIRE”, me vjen te plas nga inati. Do kujtoj gjithe jeten batuten, energjine dhe shperthimet e tua artistike. Do me mungosh, do i mungosh Shqiperise. Respekt per jete per ty Flori, u prehsh ne paqe…!”

Këngëtarja tjetër e muzikës shqiptare Jualiana Pasha shkruan: “Ngushellime familjes per kete humbje te madhe dhe te papritur. Zoti i ngushellofte zemrat tuaja”.

Po ashtu mesazhe ngushëllimi kanë shprehur edhe artistë të tjerë si Jonida Maliqi, Eneda Tarifa në postimet e tyre në Instagram.

Doktor Flori është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, i cili ka ardhur në jetë vetëm pak javë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button