☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,373 ▼1.6%
DOW 45,200 ▼1.65%
NASDAQ 20,964 ▼2.07%
NAFTA 99.25 ▲5.05%
ARI 4,550 ▲3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,004 ▼ -3.55% ETH $1,995 ▼ -2.3% XRP $1.3290 ▼ -1.2% SOL $82.7300 ▼ -3.42%
S&P 500 6,373 ▼1.6 % DOW 45,200 ▼1.65 % NASDAQ 20,964 ▼2.07 % NAFTA 99.25 ▲5.05 % ARI 4,550 ▲3.19 % S&P 500 6,373 ▼1.6 % DOW 45,200 ▼1.65 % NASDAQ 20,964 ▼2.07 % NAFTA 99.25 ▲5.05 % ARI 4,550 ▲3.19 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Asambleja e Francës: Arrestimi i Haradinajt nuk ka dimension politik

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou i është përgjigjur homologut të saj kosovar, Elmi Reçica në letrën që ky ditë më parë i kishte dërguar për rastin e ndalimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritet franceze.

Reçica e ka falënderuar Guigou për interesimin e saj mbi çështjen e Haradinajt dhe ka thënë se marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes Kosovës dhe Francës do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, transmeton zeri.info.

Sapo pranova përgjigjen përmes komunikimit diplomatik, nga znj. Elisabeth Guigou, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, lidhur me shqetësimin tonë për të cilin iu pata drejtuar ditë më parë për ndalimin e padrejtë të z. Ramush Haradinaj. Duke qenë thellësisht i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e z. Ramush Haradinaj lidhur me rolin e tij në Luftën Çlirimtare, mbi këtë bazë presim që të korrigjohet ky gabim dhe besojmë që sa më shpejtë autoritetet e drejtësisë franceze do të nxjerrin një vendim meritor për lirimin e ish Kryeministrit z. Haradinaj”, ka shkruar Reçica.

Ndërsa, në letrën e Elisabeth Guigou thuhet se ajo është interesuar për këtë çështje dhe se ndalimi i Haradinajt është bërë në bazë të një urdhri të Interpolit, prandaj sipas saj ky është vetëm respektim i obligimeve ndërkombëtare të Francës.

Ajo ka siguruar se arrestimi i Haradinajt nuk ka asnjë dimension politik dhe se raportet në mes të Francës nuk do të ndryshojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.