Politika

Asambleja e PS/ Rama flet për turizmin: Shqipëria u pushtua nga të huajt këtë sezon, krenar për punën e bërë

U zhvillua sot pasdite Asambleja e Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama mbajti fjalimin e tij, të cilin ka zgjedhur ta nisë me suksesin që kishte vendi ynë gjatë këtij sezoni turistik.
Rama ka përmendur transformimin që ka pësuar Shqipëria gjatë këtyre dhjetë viteve, gjë e cila ka bërë që të ketë turizëm masiv e të jetë një destinacion i pëlqyer për të huajt. Ai u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe se është krenar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.

“E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Të kuptohemi që në fillim, ky është vetëm një fillim i ri. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi berë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete e male e këto hire të bukura nga Thethi në Konispol. Por nuk kishte destinacione turistike. Turistët më të shumtë ishin emigrantët shqiptarë. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë e plehrave. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira ishin si pika uji në shkretëtirë, ndërsa ër turistët ishte një vend zhgënjyes për të mos u kthyer më. Këtë vit që në pranverë nuk ka pasur javë që të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Në Korçë kishte vetëm ndonjë hotel, në Berat nuk shkohej dot se nuk kishte rrugë, ndërsa për të fjetur ishte laj e thaj hotel Tomori. Në Gjirokastër copë-copë po ashtu. Sezoni i verës sillte vetëm emigrantët e përmalluar. Rritja e vazhdueshme të kësaj dekade me përulje dhe durim kulmoi këtë vit me një bum turistik në Korçë, Berat e Gjirokastër.këtë verë tek uji i ftohtë i Tepelens shkohej vetëm me rezervime ndërkohë që tutje ndesheshe me njerëz që të përshëndesin me gjuhë të huaja. Tirana, qyteti i betonizuar me kulla, kryeqyteti që deri dje banohej vetëm nga punonjësit e shtetit këtë vit u pushtua nga turistët. Rrugë më rrugë e shpi më shpi duke sjellë një lumë të pataksuar parash. Në fenomen i ri ky i zhvillimit masiv të Shqipërisë turistike.Aeroporti i Tiranës gati njësoj ose edhe më shumë se aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë, që do të kapërcejë Rinasi kufirin e mbi 6 mln turistëve këtë vit. Mbi 200 fluturime në ditë e mbajnë hapur aeroportin 24 orë. Jam shumë I gëzuar por jo I lumtur sepse kur di psh që Mayorka ka 11 mln banorë e 18 mln turistë nuk mund të jem I lumtur, por skam sit ë mos jem I gëzuar kur mendoj se deri dje aty ishte edhe sahati edhe Skënderbeu edhe xhamia por Shqipëria turistike sot ka hyrë në vendet turistike të botës pa shpenzuar asnjë para Teksa milion turistët nga bota vijnë të buzëqeshur nga kurioziteti e largohen të qeshur nga kultura, mikpritja bukuria, pastërtia, e të gjithë thonë dua të kthehem sërish. Dhe gjejnë një siguri që nuk ka lidhje me legjendat për Shqipërinë e pasigurtë. S’po zgjatem me vrasjet që kanë rënë ndjeshëm, deri tani kanë shënuar rënien më të lartë historike, 40% viktima më pak se vjet.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button