Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,847 ▼ -2.43% ETH $2,079 ▼ -3.29% XRP $1.3966 ▼ -2.84% SOL $87.2600 ▼ -2.58%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Ashta” dhe Tatimet përplasen për rimbursimin e TVSH-së, pezull 4.5 milionë euro

Të paktën 596 milionë lekë apo rreth 4.5 milionë euro janë shkaku i përplasjes mes shoqërisë “Energji Ashta” sh.p.k dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kompania koncesionare e cila ka ndërtuar  dy hidrocentrale Ashta 1 dhe 2 në Veri të vendit, kërkon që nga Tatimet rimbursim të tepricës kreditore të TVSH-së.

Konkretisht në objektin e padisë kërkohet : Detyrimi i të paditurve në mënyre solidare, t’i paguajnë paditësit: Kamatën ligjore në rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH-së, nga dita e lindjes së detyrimit për rimbursim, deri në shlyerjen e plotë të tepricës kreditore të TVSH, për një shumë të përgjithshme prej 596.757.835 leke  dhe kamatën ligjore mbi shumën e mësipërme, në masën prej 104.430 leke ne dite, duke filluar nga data 27.06.2016 deri ne momentin e ekzekutimit te vendimit.

Çështja është depozituar ditëve të fundit në Gjykatën Administrative pasi ka kaluar shkallën e parë.

Energji Ashta ka përfituar një koncesion 35 vjeçar sipas kontratës me qeverinë shqiptare dhe për ngritjen e hidrocentraleve janë investuar 200 milionë euro.

Vepra energjetike përfundoi ndërtimin ë mars të 2013 dhe nisi operimin duke u kthyer në një prodhues të rëndësishëm mes koncesionarëve të tjerë që kanë lidhur kontrata me shtetin shqiptar.

Të dhënat zyrtarë të vitit 2016 për sektorin energjetik tregojnë se Ashta prodhoi në total mbi 276 mWh energji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.