Opinion

Askush nuk ka qënë i gatshëm të mësojë nga e kaluara

beogradShkruan TheGuardian.com

Danko Lazovic ishte ndër të parët që e vuri re. Arbitri, Martin Atkinson, kishte ndaluar ndeshjen për herën e dytë në stadiumin Partizani, pasi një tjetër fishekzjarr ishte hedhur afër një lojtari shqiptar nga tifozët vendas ndërkohë që, Lazovic e kapi prej krahu dhe bëri me gisht drejt “natës së errët dhe të qartë”. Atkinson e kapi me vonesë; shumica e kishin parë para tij dhe ajri ishte bërë i rëndë-e më i rëndë-me tension dhe pasiguri në pritje. Duke u zvarritur si insekt në suspansë filmike, një dron i telekomanduar ishte duke u ngjitur lart dhe afër pjesës serbe të fushës, duke gumëzhirë
mbi tifozët dhe më pas duke vajtur poshtë. Mbi të rrinte varur në dy fije të gjata një flamur. Por nuk ishte shumë e vështirë të përqëndroheshe mbi tapet ndërkohë që droni ulej drejt fushës.

Flamuri kuq e zi mbante simbolet e Shqipërisë dhe një hartë imagjinare të “Shqipërisë së madhe” dhe që nga momenti i impaktit, ishte e qartë se gjërat atë natë-dhe ndoshta dhe ndonjë gjë tjetër – nuk do të ishin të njëjta. Vizioni – aq surreal sa mund të jetë në një ndeshje ndërkombëtare futbolli-i ngjante nje ëndrre fillimisht, deri kur mbrojtësi serb Mitrovic u hodh për të kapur flamurin dhe u rrethua prej lojtarëve shqiptarë qe kërkonin me ngulm simbolin e tyre.

Për cdo standard, dhuna që vijoi ishte shokuese. Numri i shkeljeve gjate dy minutave të ardhshme mund ta mbajë UEFA-n te zënë për javë: ata do duhet të konsiderojnë tifozin që sulmoi Bekim Balaj me karrike ndërkohë që ai mbante flamurin për ta cuar jashtë fushës, tifozin që u përpoq t’i gjuante një lojtari të Shqipërisë në kokë teksa skuadra po largohej për në tunel për të mos u kthyer më, edhe intensitetin e hakmarrjes së Lorik Canajt ndaj sulmuesit të Balajt- dhe këto janë veç sa për fillim. Kjo pasqyronte tensionin që e kishte shoqëruar që në fillim këtë garë, vizita e parë e Shqipërisë në Beograd që prej 1967. Tifozët serbë u ndaluan të merrnin pjesë në kthimin e ardhshëm në Elbasan, pasi federatat respektive e kishin të pamundur të binin dakord mbi dhënien e detajeve personale që kërkoheshin për ata që kishin bileta.

Nësë në fillim ndihej vetëm se një mundësi për bashkëpunim bilateral u humb – pikërisht para vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Beograd, e para që prej 1946, në 22 tetor; tani duket sikur ka dicka Kafkiane tek spiralja e
fajësimit dhe kundërfajësimit, akuzimit dhe kundër-akuzimit, që ndodhitë e mbrëmjes të së martës do të nxisin patjetër.
“Erdhën në Beograd për të luajtur futboll, por u sulmuam fizikisht nga tifozët serbë”, tha Cana më pas. “Ne thjesht donim të merrnim flamurin dhe gjithcka do të ishtë nën kontroll nësë sigurimi i stadiumit do të kishte ndaluar që tifozët të sulmonin lojtarët tonë. Isha duke mbrojtur shokun tim të skuadrës, kam dëmtime në fytyre, sikurse Taulant Xhafa. Ata na pyetën në mund të luanim me stadium bosh- megjithatë ne nuk ndiheshim mirë për shkak të dëmtimeve.” Por ndoshta, tensionet ishin ngritur përtej pikës së kthimit. Shqipëria kishte hyrë në fushë me një kor të parashikueshëm ulërimash, fishkëllimash dhe disa gjëra akoma më pak konstruktive-“Vriti, vriti shqiptarët” dhe “Fuck, fuck Albania” ishin sfondi për hapjen dhe një komandë-përgjigje rutinë “Kosovo!” “Serbia!” ndizte akoma më shumë situatën. Askush nuk do të kishte pritur nxitje me më shumë sqimë, por ndërkohë Lazovic dhe Zoran Tosic shkanë në mes të mbrojtësit në minutat e hapjes dhe Andi Lila mori një top të fortë në fytyre nga Dusan Tadic, ndoshta lojtarët e Shqipërisë po shkonin drejt greminës që i shtyu pritja e Mitrovic.
Por kryefjala e provokimit ishte shënuar me ngjyrat e vizitorëve, dhe media e huaj po shfletonte menjëherë librat e historisë-dhe fjalorin- për të deshifruar fjalen e printuar në fund të flamurit. “Autochthonous” gjërësisht i referohet një popullsie indigjene të një vendi- dikush që s’është pasardhës i migruesve apo të ardhurve. Dukej sikur i implikonte Serbise, që përgjithësisht mendohet të kenë ardhur në Ballkan rreth shekullit të gjashtë – ndonëse është mazokiste të merresh me nacionalitetet e rajonit dhe çështjet e prejardhjes- dhe fotografite në anë ishin njësoj nxitëse për tifozët. Njëri ishte Isa Boletini, një nacionalist shqiptar i cili udhëhoqi kryengritjen kundra Osmanëve dhe Serbëve ne 1912 dhe 1913. Tjetri ishte Ismail Qemali, që konsiderohet si themeluesi i shtetit modern shqiptar, pavarësia e të cilit u deklarua ne 1912. Konotacionet ishin të thella, fjalet dhe pikturat shkurtojnë punë mjaftueshëm. Kushdo që komandoi dronin, që nga hulumtimi më i thjeshte rezultoi se nuk ka gjasa të ketë një rreze më shumë se 800 metra nga komanda, qartësisht nuk kishte krisur për të ikur në dyqane gjate pjesës së parë si përgjigje e britmave të tifozëve vendas. Media serbe u hodh herët për të thënë se droni, kontrollohej prej Olsi Rama, vëllait të Edi Ramës, nga seksioni VIP. Ai ishte arrestuar, vazhdonte historia më tej. Do të kishte qënë një histori e pabesueshme nëse do të kishte qënë e vërtetë, por kjo pak besohej në atë pjesë të stadiumit ku burime të respektuara – duke përfshirë gazetarin me famë për Ballkanin Tim Judah, – deklaronin se Olsi e la Beogradin me pjesën tjetër të delegacionit shqiptar. Një grup maqedonas u përpoq të merrte përsipër nderin e hedhjes së dronit ndërkohë që nuk ka asgje bindëse për këtë pretendim. Delegimi i përgjegjësive merr shume peshë në këtë pjesë të botës, por ndoshta do të ishte më mirë të mbeteshim në pyetjet e thjeshta që UEFA do
duhet ti kthejë përgjigje: Si u fut droni në stadium kur çdo i ftuar-përfshi gazetarët-u kontrolluan nga të paktën një rresht rojtaresh? Si ishte lejuar të rrinte në ajër për kaq shume kohë-dhe po sikur të kishte me vete dicka edhe më shumë shkatërruese? Si ndodhi që një rrip i gjerë policësh – që me c’thuhet ishin 3500 vetëm për ndeshjen – lejoi aq shume tifozë në fushë? Është gjithashtu mendimi se Serbia është në një marrëdhënie të tensionuar me UEFA-n -një prej çështjeve më të fundit në këtë kontekst ndodhi në të njejtin stadium ku u valëvit një baner me konotacione antisemitiste gjate një ndëshjeje me Tottenham Hotspur- dhe ky mund të jetë një hap shume larg, paçka se kush e nisi budallallëkun e radhës. Është e vështirë të shihet se një ndeshje e braktisur do të jepet në një anë- askush nuk del prej kësaj duke u dukur mire dhe do të dukej gabim po qe se vendimi do të mbante në një anë të gjithë përgjegjësinë. Ka edhe një pyetje për bordin drejtues të futbollit Europian. Sa larg duhet të shkojë për të ndarë shtete të cilat kanë tensione të mbartura ne grupe kualifikatore? Gjibraltari dhe Spanja ndoshta kurre nuk do të përballen; a duhet thënë e njejta gjë për Serbinë dhe Shqipërinë duke marrë parasysh potencialin për rreziqe? Nesë është kështu, si duhet të mbarojë? A duhet Ukraina dhe Rusia të përballen? Përgjigjet fatmirësisht do të vijojnë, por për tani, Beogradi do të zgjohet në një mëngjes me parehati të madhe. Nëse është e vërtetë se historia përsëritet fillimisht si tragjedi (futbolli), atëherë ndoshta një shënjues rreziku është ndezur tanimë. Pavarësisht gjithçkaje ka një konkluzion: dhuna dhe rrëmuja e paturshme dhe provokimi mbrëmjen e së martës treguan se askush, nga asnjë anë nuk ka qënë i gatshëm të mësojë nga e kaluara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button