☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.58 ▼0.77%
ARI 4,841 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,000 ▼ -0.53% ETH $2,319 ▼ -2.1% XRP $1.3562 ▼ -0.89% SOL $83.0700 ▼ -3.06%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.58 ▼0.77 % ARI 4,841 ▼0.18 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.58 ▼0.77 % ARI 4,841 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Asnjë kallëzim në 30 muaj, Prokuroria nis hetimin ndaj ILDKP

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht ndaj institucionit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që drejtohet nga Shkëlqim Ganaj. Sipas burimeve nga Prokuroria hetimi bëhet për mosveprim të ILDKP për pasurinë e zyrtarëve.

Ky vendim vjen pas raportimit se Prokuroria e Përgjithshme ka heshtur përballë faktit

që ILDKPKI në tre vjet nuk ka konstatuar asnjë rast konflikti interesi pavarësisht se ka tagrin kushtetues dhe ligjor për të nisur hetim verifikues për shpërdorim detyre.

Sipas një shkrimi të botuar sot në “Panorama”, Kuvendi dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk kanë shprehur deri tani ndonjë rezervë për elementët e shpërdorimit të detyrës nga ana e ILDKPKI. Kuvendi, kryesisht komisioni i ligjeve i ka dhënë mbështetje maksimale kryeinspektorit Shkëlqim Ganaj gjatë raportimeve në Kuvend.

Nga ana tjetër, kryeinspektori Ganaj iu është kundërvënë prokurorëve për pushimin e kallëzimeve penale për fshehje pasurie ndaj gjyqtarëve, por asnjëherë nuk ka përmendur nominalisht kryeprokurorin.

“Një tolerancë e dukshme kjo, që të bën të besosh se njohja personale e Llallës dhe Ganajt, ka bërë që ndaj këtij të fundit të mos nisë asnjë hetim. Lalla dhe Ganaj kanë punuar në të njëjtin institucion prej vitit 2008 deri në 2012”, shkruan sot Panorama.

Pas emërimit të Lallës në krye të prokurorisë, Kuvendi me votat e të djathtës, asokohe në pushtet vendosi në postin drejtues të ILDKPKI, Zana Xhukën. Kjo e fundit u shkarkua gjatë qeverisjes së rilindjes, pas 14 muaj drejtimi të Inspektoratit, ndërkohë që u bë objekt i një komisioni hetimor parlamentar.

Në bazë të një procedure të rrallë parlamentare u mandatua si kryeinspektor i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj. Roli i tij në krye të këtij institucioni, jo pak herë është kritikuar nga opozita, për anshmëri politike. Ndërkaq, sipas ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka rol kryesor, në procesin e vettingut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.