Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.56 ▲3.59%
ARI 4,422 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,556 ▼ -2.59% ETH $2,077 ▼ -5.05% XRP $1.3707 ▼ -3.44% SOL $88.0000 ▼ -4.89%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.56 ▲3.59 % ARI 4,422 ▼2.86 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.56 ▲3.59 % ARI 4,422 ▼2.86 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Assange do të dalë së shpejti nga ambasada

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, njoftoi se do të dalë nga ambasada ekuadoriane në Londër, ku qëndron prej me shumë se dy vjetësh.

asange

Assange tha këtë të hënë në kryeqytetin britanik se “së shpejti” do të dalë nga godina e ambasadës së Ekuadorit. Më shumë detaje në lidhje me planet e tij, apo për datën e saktë të daljes australiani nuk dha.

Kanali televiziv Sky News, një pjesë e të cilit është në pronësi të koncernit mediatik të Rupert Murdoch, kishte njoftuar më parë se Assange dëshiron të largohet nga ambasada për arsye shëndetësore. Me sa duket ai vuan nga probleme të zemrës.

Kundërshtim dhe konfirmim

“Unë do të dal së shpejti nga ambasada, por ndoshta jo për arsyet, që janë të dhënë nga shtypi i Murdoch dhe Sky News”, u tha aktivisti 43-vjeçar gazetarëve në ambasadën ekuadoriane në qendër të Londrës.

Julian Assange para shtypit në Londër
Julian Assange para shtypit në Londër

I pyetur për gjendjen e tij shëndetësore, Assange u përgjigj se secili, që është i detyruar të kalojë dy vjet në një ndërtesë pa kopsht dhe pa rreze dielli, dëmtohet prej kësaj.

Prej dy vjetësh në ambasadë

Themeluesi i Wikileaks qëndron prej korrikut 2012 në ambasadën ekuadoriane në Londër. Ai kishte marrë strehim atje për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi. Atje autoritetet duan ta marrin në pyetje në lidhje me akuza për abuzime seksuale.

Assange ka frikë se kur të largohet nga ambasada, mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara. Mes të tjerash Wikileaks në vitin 2010 publikoi mijëra depeshe sekrete të SHBA.

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit Ricardo Patiño bëri thirrje për të gjetur një zgjidhje politike. “Kjo situatë duhet të marrë fund”, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp. Në të njëjtën kohë ai siguroi se Assange vazhdon të gëzojë mbrojtjen e këtij vendi të Amerikës Latine.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.