☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.33 ▲3.33%
ARI 4,451 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,363 ▼ -3.6% ETH $2,070 ▼ -5.82% XRP $1.3713 ▼ -4.48% SOL $87.6600 ▼ -6.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Assange, Krishtlindjet në shtëpinë e kosovares?

Zbuluesi i sekreteve të mëdha botërore, Julian Assange, strehohet në shtëpinë dhe klubin e një kosovareje. Siç njofton Indeksonline, ajo quhet Pranvera Shema dhe është e martuar me gazetarin britanik, Vaughan Smith. Të dy janë pronarë të klubit gazetaresk në Londër, Frontline, ku janë marrë pamjet e Assange me flamurin kuq e zi pas. Ndërkohë, në shtëpinë e Pranverës gjendet dhe një çifteli,  aty ku Assange dha intervistën e parë pas daljes nga burgu për BBC-në, në Suffolk, 130 kilometra larg Londrës. Vaughan Smith është mik i mirë me Assange dhe i ka ofruar strehim, aty ka ai do të kalojë Krishtlindjet. “Do të jenë Krishtlindje jo të zakonshme për mua, Pranverën dhe dy vajzat tona”, ka thënë Smith. Britaniku ka raportuar në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Kosovën. Ai krijoi Frontline Television News gjatë Revolucionit rumun në vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vranë duke raportuar. Një nga të mbijetuarit, Peter Jouvenal, ishte i vetmi në botë që xhiroi krerët e Al-Qaedas, Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij të mbyllej, 8 anëtarë të ekipit u vranë. Për t’i kujtuar ata, Smith e hapi Frontline Club, një klub ku mblidhen e diskutojnë gazetarët. Aty ai ende mban telefonin e tij celular që u godit nga një plumb gjatë një masakre në Kosovë, në vitin 1998. Vitin e kaluar  Vaughan dhe Pranvera ishin në Tiranë dhe Prishtinë, për të mbajtur tryezë diskutimi për mediet moderne. Ata do ta strehojnë Assangen, derisa të vendoset për ekstradimin e mundshëm në Suedi, ose vazhdimin e gjykimit në Londër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.