☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.30 ▲3.6%
ARI 4,411 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,054 ▲ +4.56% ETH $2,155 ▲ +6.15% XRP $1.4169 ▲ +3.99% SOL $91.6700 ▲ +7.58%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.30 ▲3.6 % ARI 4,411 ▲0.09 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.30 ▲3.6 % ARI 4,411 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ata që premtuan mbajnë përgjegjësi për mos heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit

Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar nga pala kosovare dhe serbe e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parasheh që më 15 qershor (sot) të hiqet barrikada dhe të rivitalizohet Ura e Ibrit.

Kjo marrëveshje në fakt është nënshkruar me 25 gusht të vitit 2015, ku parashihte që më 15 tetor të vitit 2015 të hiqej barrikada mbi Urën e Ibrit, gjë e cila nuk ndodhi.

Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se mos heqja e barrikadës mbi lumin Ibër është dështim i institucioneve kosovare, respektivisht i kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka nënshkruar me Serbinë marrëveshjen në Bruksel.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës janë gënjyer se që nga sot mund të lëvizin lirshëm.

“Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë premtuar heqjen e barrikadës dhe nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Po del se deklaratat e politikanëve më tepër janë bërë për konsum të brendshëm dhe për përfitime politike”, ka vlerësuar Mushkolaj.

Katër muaj më parë kryeministri i vendit Isa Mustafa, në një konferencë për media kishte thënë se ka pasur një takim bilateral me palën serbe dhe me ndërmjetësues Bashkimin Evropian, ku kanë diskutuar edhe për lirimin e Urës së Ibrit, e cila sipas tij pritet të lirohet në qershor të këtij viti.

Mirëpo, një gjë e tillë ende nuk po ndodh, pasi asnjë lëvizje apo informatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dhënë në lidhje me këtë marrëveshje.

Ndërkaq, disa ditë më parë në një komunikatë për media, ministrja Edita Tahiri ngriti shqetësimet për ngecjet në heqjen e barrikadës dhe rivitalizimin e urës së Ibrit, për të cilin tha se nuk është duke u vërejtur progres i dukshëm për shkak të pengesave të Serbisë.

“Serbia po arrin që madje ta pengojë edhe BE-në përkatësisht zyrën e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar që të realizoj heqjen e barrikadës dhe ta revitalizoj urën e Ibrit për të krijuar kushtet e lëvizjes së lirë për të gjithë”, tha ajo.

Ndryshe, kjo marrëveshje është nënshkruar nën ndërmjetësimin e të ngarkuarës së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e cila më 25 gushtë të vitit të kaluar ka konfirmuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar katër marrëveshje: Marrëveshjen për Telekomunikacionin, Marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi Lumin Ibër në Mitrovicë si dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.