🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,879 ▲ +0.28% ETH $2,249 ▲ +0.82% XRP $1.3487 ▼ -0.23% SOL $84.7700 ▲ +0.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Muzike

“Atë që dashuria më tregon”

Një koncert me veprat e kompozitorit Feim Ibrahimi me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në piano interpreton e bija

“Atë që dashuria më tregon” quhet koncerti që do të mbahet sot në orën 19:00 në Akademinë e Arteve, në kujtim të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Koncerti do të hapet me një suitë nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” (1986) për të vazhduar me romancë për soprano violonçel e piano (1997), ku interpretojnë sopranoja Emiljana Palushaj, violonçel Igert Zeqiri dhe në piano, e bija e kompozitorit, Etrita Ibrahimi. “Valle epike” (1974), nën dirigjimin e Enea Sadushit, “Xhaketa e kuqe”, me tekst të Vllasova Mustës (1970), “Rrjedh në këngë e ligjërime” teksti Gjokë Beci (1980), që do të vijnë nën interpretimin e Manjola Nallbanit. Më pas do të interpretohet simfonia nr. 3 e G. Mahler, dhe pjesa “Atë që dashuria më tregon”, e cila është zgjedhur si homazhi që orkestra simfonike e Universitetit të Arteve bën për kompozitorin e njohur. Feim Ibrahimi është një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë. I lindur më 20 tetor 1935 në qytetin e Gjirokastrës, gjithë jetën e tij ia kushtoi muzikës klasike. Ai u nda nga jeta në vitin 1997, duke lënë pas një kontribut të çmuar në historinë e muzikës shqiptare. Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. Dialog për violonçel dhe piano, si dhe romanca “E la tua veste è bianca” (sipas një poeme të S. Kuazimodoso) për soprano, violonçel dhe piano, (të dyja të kompozuara në qershor të 1997-s) janë punët e fundit të kompozitorit.

1 Koment

  • Etrita Ibrahimi 13 December 2015, 21:56

    Ju lutem, duhet te korrigjoni kete informacion, pasi ketu nuk permendet fare dirigjenti Petrika Afezolli, nderkohe qe dirizhoi te gjitha veprat orkestrale te koncertit (me perjashtim te "Valle Epike" qe u dirizhua, siç e keni thene edhe ju, nga dirigjenti Enea Sadushi). Per me teper, Petrika Afezolli, se bashku me Prof. Dr. Zana Shuteriqin, dekanen e Fakultetit te Muzikes, jane ata qe iu dedikuan plotesisht organizimit dhe realizimit te ketij aktiviteti qe Universiteti i Arteve beri ne nderim te 80-vjetorit te babait tim, kompozitorit Feim Ibrahimi.

    Faleminderit dhe pune te mbare!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.