☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Atentati ndaj Sulos- Naço: Të vihen para përgjegjësisë autorët

Ministria e Drejtësisë e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj Drejtorit të Burgut të Fushë Krujës, Arben Sulo.

ministria-e-drejtesise1Ky institucion po ndjek me vëmendje të veçantë dinamikën e ngjarjes dhe shpreh të gjithë gatishmërinë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj. Me marrjen e njoftimit mbi ngjarjen, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave që do të mundësojnë forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar në tërësi, duke informuar në mënyrë periodike-ditore mbi situatën dhe zhvillimet e brendshme të këtij sistemi.

Gjithashtu, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, inkurajon organet përkatëse të vënë sa më shpejt përpara përgjegjësisë autorët, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë asnjë pasojë dhe të mos ndikojë në mbarëvajtjen e mëtejshme të punës në sistemin penitenciar.

Ministria e Drejtësisë i gjendet pranë z. Arben Sulo dhe familjes së tij, ndërkohë që shprehim vullnet të plotë për të vijuar punën në forcimin, ruajtjen dhe zbatimin e plotë të ligjit, duke mos u tërhequr përballë ngjarjeve të tilla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.