☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,861 ▼ -2.49% ETH $2,183 ▼ -2.55% XRP $1.3238 ▼ -1.37% SOL $81.3600 ▼ -3.51%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

ATHINË – Dendias: Forcimi i bashkëpunimit Greqi-SHBA promovon paqen dhe stabilitetin rajonal

Bashkëpunimi midis Greqisë dhe SHBA-së është bërë edhe më i fortë dhe forcimi i tij promovon interesat e përbashkëta, por edhe paqen dhe stabilitetin rajonal, deklaroi dje ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në nisje të takimit të katërt të dialogut strategjik Greqi-SHBA.

Dendias nënvizoi se marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve tregojnë interesin e vazhdueshëm të SHBA-së për rajonin tonë për bashkëpunimin dhe mbrojtjen.

Ai nënvizoi se dy vendet kanë vlera të përbashkëta dhe respekt të përbashkët për të drejtën ndërkombëtare.

Duke iu referuar bisedimeve që do të ketë me Blinkenin, ai tha se do të diskutohet për mbrojtjen dhe sigurinë, zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe luftën kundër terrorizmit, sfidat humanitare dhe mjedisore si dhe marrëdhëniet mes popujve.

“Ne do të kemi një dialog të hapur për problemet politike rajonale”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm iu referua edhe rëndësisë gjeostrategjike dhe energjetike të Aleksandrupolisit për Evropën Juglindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.