Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.43 ▲3.2%
ARI 4,747 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,957 ▼ -0.77% ETH $2,179 ▼ -2.56% XRP $1.3354 ▼ -2.63% SOL $82.2400 ▼ -2.94%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.43 ▲3.2 % ARI 4,747 ▼0.63 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.43 ▲3.2 % ARI 4,747 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Athinë, familja shqiptare në ndihmë të 150 refugjatëve

Rrugët e Athinës dhe veçanërisht porti është mbushur plot me refugjatë, që mbërrijnë çdo ditë nga Turqia. Solidariteti me refugjatet në Greqi është i dukshëm.

Në një nga kampet e improvizuara gjetëm një familje emigrantësh shqiptarë, që çdo ditë përgatisin ushqime në banesë dhe u ofrojnë një vakt të ngrohtë deri edhe 150 refugjatëve.

Bashkë me gjyshen e saj, një vajzë, fëmijë nga martesa e një shqiptari me një emigrante nga Ukraina, thotë se, së bashku me gjyshen dhe babanë e saj ndihmojnë emigrantët me ushqim.

“Ne vijmë e iu sjellim për të ngrënë emigrantëve. Ata na thonë faleminderit në anglisht. Ndihem mirë, është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë”, thotë Arjana Sulollari.

Xhevahir Sulollari, emigrant në Athinë në të shumtën e kohës është i papunë, por pavarësisht kësaj, me të ardhurat e tij blen ushqime për refugjatët.

“Vijmë këtu çdo ditë në mbrëmje, pasi i kemi bërë gati në shtëpi. I shpërndajmë pasi mblidhen njerëzit dhe këtë e bëj, sepse kam vuajtur edhe vet në fillim. E di çdo të thotë të jesh pa ngrënë dhe sidomos me fëmijë të vegjël”, thotë Xhevair Sulollari, emigrant në Greqi.

Qeveria greke po bën gati edhe disa kampe, por vendi i tij – thotë kryeministri Tsipras, – nuk mban më shumë se 70 mijë refugjatë. Emigrantët që qëndrojnë rrugëve kanë shpresë vetëm të ikin në Gjermani.

“Duam të ikim në Gjermani. Kemi 3 ditë këtu dhe na kanë thënë të presim. Unë kam një problem dhe dua të iki në Gjermani. Këtu na ndihmojnë, por ne duam të hapen kufijtë. Na sjellin pak ujë, pak kafe dhe pak ushqim”, është shprehur një emigrant.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.