Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Albert Veliun, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotin si edhe Jetmir Olldashin. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për dëshmitarin X, Albert Veliu, me akuzën e kallëzimit të rremë në bashkëpunim, si edhe kalim te paligjshem te kufirit. Arrest me burg gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe për shtetasin Fredi Alizoti, i cili sipas organit të akuzës është personi që ‘interpretoi’ Agron Xhafajn në telefon. Ndërsa për  gazetarin Jetmir Olldashi Prokuroria ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ me akuzën e kallëzim të rremë.