Rajoni

Austria do të përkrahë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurz deklaroi në Sofje se si shtet, i cili do të jetë në krye të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian që nga data 1 korrik 2018, Austria do t’i përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, sipas shembullit të Bullgarisë.

Kryeministri bëri thirrje për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Për sa u përket marrëdhënieve tregtare të BE-së me SHBA-në , të cilat ishin diskutuar në takimin e djeshëm joformal të liderëve evropianë në Sofje, Kurz tha se pret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një politikë të parashikueshme, e cila nuk i kërcënon marrëdhëniet ekonomike me Evropën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button