Politika

Austria votë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë

Austria do të votojë në favor të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “do të jetë një javë interesante, java tjetër në Bruksel. Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar”.

Por theksoi ai, kjo nuk do të thotë se Austria është e kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite.

“Do të thotë kjo se jemi të kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite? Jo. Ka ende shumë fusha ku duam të shohim përparim. Por do të thotë kjo se është bërë mjaftueshëm për të votur ‘Pro’? Po, absolutisht! Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Ne mendojmë qartësisht se gota është më shumë se gjysëm plot. Kështu që mendoj se do të jetë një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë, ku kemi parë zhvillime shumë pozitive javët e fundit, duke bërë që të themi ‘Po’”, – tha Sattler për ATSH.

Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Sattler, theksoi se, “ne jemi qartësisht në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra nuk ka hezitime, është një ‘Po’ e qartë”.

Ai u shpreh se kjo është një situatë ku fitojnë të dyja palët.

“Mendoj se është një gjë e mirë për të dyja palët. Është mirë për BE-në, sepse ky rajon i përket Europës politikisht, ekonomikisht, kulturalisht. Por është mirë gjithashtu edhe për rajonin. Është e domosdoshme dhe shumë mirë për Shqipërinë, pasi BE është nxitja më e mirë, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave. Jam shumë i sigurtë, që pa BE-në, pa mundësinë për t’u bërë vend anëtar i BE-së, shumë reforma që janë bërë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit këto vite, nuk do të kishin qenë të mundura. Pra është një situatë ku fitojnë të dyja palët (win-win). Është një fitore për Bashkimin Europian, por gjithashtu një fitore e qartë dhe për Shqipërinë”, – tha Sattler.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button