🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.35 ▼1.2%
ARI 4,381 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,943 ▼ -2.87% ETH $2,069 ▼ -4.37% XRP $1.3653 ▼ -3.39% SOL $86.6200 ▼ -4.91%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,381 ▲0.1 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,381 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Autori i Berlinit mbikëqyrej nga inteligjenca gjermane

Tuniziani i dyshuar për sulmin e Berlinit, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë, ka qenë nën mbikëqyrjen e inteligjencës gjermane prej muajit Mars deri në Shtator.

Anis Amri është arrestuar disa herë dhe ka qenë i dënuar më parë në Itali dhe Tunizi.

24 – vjeçari, i cili po kërkohet në të gjithë Evropën, raportohet të jetë mbikëqyrur mbi bazën e dyshimeve për planifikim vjedhjeje, përfitimet e të cilës do t’i përdorte për të blerë armë zjarri.

BBC thotë se mbikëqyrja mori fund si pasojë e mungesës së provave.

Daily Mail raporton se Amri, për kokën e të cilit Gjermania ka vendosur një shpërblim prej 100 000 eurosh, ka qenë i dënuar me katër vite burg në Itali për zjarrvënie.

Ai po ashtu ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë në Tunizi.

Karta e tij e identitetit u gjet në shtrojën e kamionit me të cilin u krye sulmi mbrëmjen e së hënës në tregun e Krishtlindjes në Berlin.

Mediat thonë se hetuesit po përballen me shumë paqartësi, pasi tuniziani rezulton se duhej të ishte dëbuar nga Gjermania muaj më parë. Ai ishte arrestuar tri herë këtë vit dhe kërkesa e tij për azil ishte refuzuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.