☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,344 ▼ -0.75% ETH $1,995 ▼ -1.22% XRP $1.3174 ▼ -1.94% SOL $81.5800 ▼ -1.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Avokatët shqiptarë bashkohen në Union

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës, ku bën pjesë edhe rrjeti i avokatëve në diasporë.

 

Nnënshkrimi i marrëveshjes u bë në shënimin e Ditës së avokaturës në Kosovë, ku dhanë betimin edhe 30 avokatë të rinj.

Kryetari i Odës Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha se Kosova edhe pse si shtet i vogël ka një avokaturë jo të madhe por ka rini të shkëlqyer .

“Ne kemi trasu një rrugë të gjatë jo edhe të lehtë për mos me thënë të mundimshme ngase avokatia shqiptare ka kaluar shumë sfida të cilat kanë qenë si pasojë e rrjedhimeve dhe zhvillimeve politike në ish-Jugosllavi. Sot ndjehem të jetë i lumtur dhe krenar që iu shoh këtu në veçanti mysafirët nga vendet evropiane dhe miqtë tjerë që janë këtu prezent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vazhdimësi e kanë përkrah misionin e Kosovës dhe për këtë neve na bënë sot që të jemi krenar dhe të ecim tutje më parë… Mendoj që zemrën Kosova do ta ketë të hapur, zemra është e hapur për miqtë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe për miqtë e avokatisë të gjitha vendeve të botës të cilët janë prezent këtu”, u shpreh ai.

I pranishëm në Ditën e Avokatisë së Kosovës ishte edhe ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, i cili tha se po punojnë që avokatët nga diaspora dhe avokatët nga të gjitha viset të jenë pjesë përbërëse e punës dhe e aktiviteteve.

“Sot fillon një bashkëpunim i cili besoj që fuqishëm avokatët nga diaspora do të kenë rolin e tyre të nënshkruhet Unioni i Avokatëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria por pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe rrjetet e avokatëve të diasporës… Sigurisht që Ministria e Diasporës të ardhmen do të shprehë përkushtimin e saj që të fuqizojë këto rrjete në mënyrë që të jenë partnerë shumë serioz në punën e përbashkët me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe me Odën e Avokatëve të Shqipërisë”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë janë 771 avokatët aktivë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.