🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,920 ▲ +0.11% ETH $2,235 ▼ -0.14% XRP $1.1591 ▼ -0.32% SOL $89.7000 ▼ -0.18%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Avokatja e 21-vjeçares në Korçë: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut! Gratë dhe vajzat të flasin

Avokatja e 21-vjeçares që ka denoncuar mjekun në Korçë ka dalë në një deklaratë para mediave duke zbuluar detaje të reja. Avokatja Refxhei Tola ka deklaruar se kanë mbërritur denoncime të tjera ndaj mjekut për raste të ngjashme abuzimi seksual, disa prej të cilave datojnë deri 33 vite më parë, ndërsa rasti më i fundit është raportuar një vit më parë.

Sipas saj, bëhet fjalë për një rast të përsëritur, ç’ka e rëndon edhe më shumë situatën dhe ngre pikëpyetje mbi faktin se si mjeku ka vijuar të ushtrojë profesionin për kaq vite në sistemin spitalor, duke ofruar shërbime për vajza dhe djem.

Tola falënderoi 21-vjeçaren që denoncoi rastin, duke e cilësuar guximin e saj si një hap të rëndësishëm për të nxjerrë në dritë ngjarje të tilla. Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të reagojë dhe të marrë masa ndaj rasteve të abuzimeve seksuale.

Sipas saj, ka indicie se mjeku ka ndjekur të njëjtën praktikë pune me vajzat që i janë drejtuar për vizita, ndërsa theksoi se institucioni spitalor nuk ka marrë masa administrative edhe pse, sipas saj, ka pasur sinjale të vazhdueshme për sjelljen e tij.

Tola shtoi se pala mbrojtëse ende nuk është njohur me dosjen hetimore, pasi, sipas saj, prokuroria nuk ua ka vënë në dispozicion materialet e çështjes, ndërsa apeloi që të gjitha gratë dhe vajzat që pretendojnë se janë abuzuar të denoncojnë rastet e tyre.

“Arsyeja e kësaj dekarate është se kemi marrë shumë denoncime të tjera që janë edhe të 33 viteve më parë dhe e fundit 1 vit më parë, të njëjtat raste abuzimi që janë bërë nga ana e doktorit me gra të tjera.

Ky është një rast i përsëritur që e bën edhe më të rëndë situatën, se si ka mundur të integrohet dhe të qëndrojë kaq gjatë një mjek në sistemin spitalor dhe të japë shërbim për vajza dhe djem. I jam falenderuese vajzës që mori guximin të flasë pasi ngjarje të tilla duhet të fliten.

Mendoj që është koha e duhur që drejtësia e re të reagojë, dhe të japë shembullin se këta maniakë, pedofilë nuk duhet të shkelin më mbi gjakun e fëmijëve tanë. Jemi të gatshëm të asistojmë të gjitha denoncimet e tjera që do të vijnë, ndaj ju bëj thirrje grave dhe vajzave të denincojnë, ne do ti asistojmë dhe do të garantojmë anonimatin. Këto janë fenomene që ndodhin rëndom në Shqipëri dhe nuk marrin masat ndëshkimore të caktuara sipas legjislacionit, por përfudojnë duke ja hedhur me një arrest shtëpie”, tha ajo ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.