🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,608 ▼0.25%
DOW 46,085 ▼0.3%
NASDAQ 22,083 ▼0.31%
NAFTA 93.67 ▼1.88%
ARI 4,643 ▼5.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,208 ▼ -1.35% ETH $2,139 ▼ -2.41% XRP $1.4432 ▼ -0.86% SOL $88.6400 ▼ -1.3%
S&P 500 6,608 ▼0.25 % DOW 46,085 ▼0.3 % NASDAQ 22,083 ▼0.31 % NAFTA 93.67 ▼1.88 % ARI 4,643 ▼5.18 % S&P 500 6,608 ▼0.25 % DOW 46,085 ▼0.3 % NASDAQ 22,083 ▼0.31 % NAFTA 93.67 ▼1.88 % ARI 4,643 ▼5.18 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Avramopoulos uron Metën pas zgjedhjes President

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ka dërguar një mesazh urimi për Ilir Metën, pas zgjedhjes President i Republikës.
Në letrën e tij, Avramopoulos shpreh bindjen se “përvoja dhe përkushtimi i zotit Meta ndaj vlerave evropiane do të udhëheqë Shqipërinë drejt të ardhmes më të mirë”.
“I dashur Ilir, urime për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Jam mëse i bindur se përvoja juaj, urtësia juaj, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj do ta çojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë”, thotë Avramopoulos, teksa thekson se rajoni ka nevojë për udhëheqës të cilët duhet të ndërtojnë marrëdhënie miqësie e bashlëpunimi me të gjitha vendet e Ballkanit.
“Gjatë kësaj kohe, kur populizmi dhe nacionalizmi janë në rritje, rajoni ynë ka nevojë për udhëheqës të cilët do të ndërtojnë marrëdhënie të forta miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje me të gjithë popujt në rajon. Nuk mund të lejojmë që Ballkani të “ballkanizohet” dhe duhet të shmangim çdo kthim në të kaluarën e tij të errët. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë përveçse ajo evropiane. Dhe ju mund ta siguroni këtë. Ju dhe vendi juaj do të keni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time. Urimet më të mira! Përzemërsisht Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë”, shkruhet në mesazhin drejtuar zotit Ilir Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.