☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,667 ▼ -1.69% ETH $2,216 ▼ -1.18% XRP $1.3320 ▼ -1.18% SOL $82.2700 ▼ -2.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Azemi i shkruan eurokomisionerit Hahn, i shpreh pakënaqësitë e shqiptarëve

Publicisti Emin Azemi i ka dërguar një letër eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn lidhur me çështjen shqiptare në Maqedoni.

Përmes kësaj letre Azemi ka dashur ta njohtoj eurokomesarin Hahnse qasja e Brukselit ndaj problemeve në Maqedoni është parciale dhe joobjektive për faktin se ndërhyrja europiane vjen vetëm atëherë kur maqedonasit kanë probleme në mes veti , e jo edhe kur shqiptarët trajtohen për çdo ditë si qytetarë të rendit të dytë nga shteti i Maqedonisë.

Azemi thotë se me këtë letër ka dashur ta ta sinjalizojë eurokomesarin Hahn edhe për një problem tjetër: bëhet fjalë për krizën e përfaqësimit të shqiptarëve të Maqedonisë dhe kjo ka nxjerrë në pah domosdonë e krijimit të një alternative të re politike pa Ahmetin dhe Thaçin, alternativë kjo që do të fuqizohej shumë nëse merr një mbështetje substanciale nga Bashkimi Europian.

Kjo është përmbajtja e letrës të cilën publicisti Azemi ia ka dërguar eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn:

Brukseli vetëm parcialisht po e stabilizon Maqedoninë

Pse Brukseli dërgon në Shkup përfaqësues të vet sa herë që këtu dikush nga shoqëria maqedonase tregon pakënaqësi dhe rebelim ndaj regjimit aktual?

A ka pyetur dikush në Bruksel se çka po ndodhë me pakënaqësitë e shoqërisë shqiptare këtu dhe kush po i artikulon ato pakënaqësi?

Nëse Brukseli zyrtar i konsideron Ahmetin dhe Thaçin përfaqësues legjitim të shoqërisë së pakënaqur shqipare në Maqedoni, të cilët haptazi janë në anën e Gruevskit, atëherë kemi të bëjmë, ose me një keqinformim total të tyre, ose me një naivitet diplomatik që qëndrimin e mbështet në përshtypje të çastit, e jo në një studim më të thellë të situatës në terren.

Ahmeti dhe Thaçi janë përfaqësues legjitim, por jo të pakënaqësive të shqiptarëve. Ata përfaqësojnë vetëm oligarkitë e tyre partiake por jo gjithë popullin e pakënaqur dhe pikërisht kjo mënyrë përfaqësimi do të duhej të brengoste diplomacinë ndërkombëtare.

Është e padrejtë që e gjithë diplomacia europiane e Brukselit të alarmohet gjithmonë kur në Maqedoni ndodhin probleme vetëm në hapësirën politike me parashenjë etnike maqedonase, ndërkohë që probleme edhe më drastike ka në krizën e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Projektimi i gabueshëm nga ana e Brukselit i pasojave politike, sikur këto që po ndodhin kohët e fundit, që vijnë nga deformimet demokratike vetëm në hapësirën etnike maqedonase dhe amnestimi qorrazi i problemeve që kanë shqiptarët në raport me institucionet që abuzojnë me barazinë etnike të tyre, është problemi më madhor pa zgjidhjen e të cilit as që mund të mendohet për Maqedoni stabile. Brukseli vetëm parcialisht po e stabilizon Maqedoninë, sepse janë problemet e pambyllura dhe të pazgjidhura të shqiptarëve ato të cilat e determinojnë fatin e këtij shteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.