☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,327 ▲ +1% ETH $2,044 ▲ +2.02% XRP $1.3535 ▲ +1.53% SOL $83.5700 ▲ +1.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Azilkërkuesit në Belgjikë, Francken: Bashkëpunim me palën shqiptare për të mënjanuar problemin

Abuzimi me kërkesat për azil në Belgjikë nuk do të tolerohen dhe për këtë kemi arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të parandaluar këtë fenomen, tha të mërkurën, Sekretari i Shtetit për azilin dhe emigracionin në Belgjikë, Theo Francken.

Theo-FranckenNë një prononcim për mediat shqiptare, Francekn bëri të ditur se Shqipëria ka një favor të madh me liberalizimin e vizave, por këtë nuk duhet ta shfrytëzoi për të kërkuar azil.  “Liberalizimi i vizave është një favor i madh në aspektin socio-ekonomik për Shqipërinë, por kjo gjë nuk duhet të abuzohet nga ana e qytetarëve shqiptarë të cilët shkelin afatin 3 mujor të qëndrimit në zonën Shengen”, tha ai.

Sipas Francken, pala shqiptare dhe ajo Belge kanë arritur një marrëveshje për parandaluar këtë fenomen. “Është arritur një marrëveshje mes qeverive të dy vendeve që çdo muaj Belgjika t’i dorëzojë listën emërore të personave, ndaj të cilëve është marrë vendimi për ndalimin në zonën Shengen”, tha Francken, i cili shtoi se  të jetosh në mënyrë të paligjshme në një vend, të bën të brishtë përballë abuzimeve të ndryshme, duke kujtuar këtu trafiqet e ndryshme.

Francken bëri të ditur se vitin e kaluar në Belgjikë janë regjistruar 500 kërkesa për azil nga Shqipëria.  “Për vitin 2014, janë 500 shtetas shqiptarë  që kanë kërkuar azil politik në Belgjikë, ku  60% vijnë nga Shkodra. Belgjika nuk ka lëshuar ndonjë alarm për këtë por është diçka shumë e qartë se qeveria belge, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, duhet të luftojnë bashkërisht ndaj çdo lloj abuzimi për liberalizimin e vizave.”, tha Sekretari i Shtetit për azilin dhe emigracionin në Belgjikë, Theo Francken.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.