☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.03 ▲7.72%
ARI 4,739 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,904 ▼ -0.74% ETH $2,183 ▼ -0.98% XRP $1.3248 ▼ -0.45% SOL $82.0500 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Babai u lë vajzave trashëgimi marramendase, por për t’i marrë duhet të plotësojnë këto kushte…

Një pronar i pasur në Nju Jork u ka lënë trashëgim 27 milion dollarë dy vajzave të tij, të cilat mund t’i përdorin vetëm nëse përmbushin kushtet e caktuara në testament.

Maurice Laboz 77 vjeçar, i cili vdiq në fillim të këtij viti u la këtë pasuri marramendase dy vajzave nëse ato martoheshin sipas rregullave, të mbaronin shkollën, të fillonin një punë të mirë dhe të mos bënin në asnjë mënyrë fëmijë jashtëmartesor, shkruan ‘News.com’.

Marlena 21 vjeçe dhe Viktoria, 17 vjeçe do të marrin nga 13 milionë dollarë secila kur të mbushnin 35 vjeçe me kusht që ato të ndiqnin disa rregulla, si psh:

Marlena do të marrë 687 USD kur të martohet nëse burri i saj firmos një marrëveshje paramartesore ku betohet se nuk do t’i prekë paratë “cash”.

Nëse Marlena diplomohet në një universitet të akredituar, ajo do të marrë 1 milionë USD…e megjithatë, vetëm pasi të përshkruajë me 100 fjalë ose më pak, se çfarë ka ndërmend të bëjë me to.

Nëse vajzat kanë fëmijë dhe nuk do të punojnë jashtë shtëpisë, ato do t’u japin atyre 3% të vlerës që iu besua nga babai çdo 1 janar. Megjithatë, paratë do të jepen vetëm nëse fëmija është i lindur në martesë.

Vajzat gjithashtu do të përfitojnë të njëjtën shumë, nëse ato bëhën kujdetare të nënës së tyre, Ewa Laboz, 58 vjeçe, e cila ishte në mes të divorcit me të shoqin, Maurice, në atë kohë dhe si rrjedhim, nuk mori asgjë.

Avokati Jeffrey Barr për këtë testament, tha: “Kjo është një mënyrë për t’i kontrolluar gjërat dhe nga varri. Ju s’keni parë shumë nga këto raste, por ja që ndodh. Njerëzit e bëjnë se mendojnë se është e mirë për fëmijët.”

Maurice Laboz e nënshkroi testamentin në prill të vitit të kaluar, nëntë muaj para se të vdiste, duke lënë pas një pasuri prej 50 milionë dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.