Ekonomia

Baboçi: S’do ketë asnjë “Grand Caffe” në Parkun e Lodrave të Liqenit

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Joni Baboçi ka deklaruar se nuk do të ndërtohet asnjë kafene në parkun e lodrave parashikuar të ngrihet te liqeni artificial i Tiranës.

“S’do ketë asnjë ‘’Grand Caffe’’ në Parkun e Lodrave të Liqenit’’, ka deklaruar Baboçi për ‘’Dritare’’.

Baboçi jep detajet se çfarë parashikon me saktësi projekti.

“Ky do të jetë një Park Lodrash me fonde publike, pa kosto për qytetarët, pa asnjë element privat, pa kafe dhe restorante dhe pa bileta për të hyrë. Edhe sikur kafja të bënte sens nuk ka për t’u ndërtuar. Asnjë kafe. Nuk ekziston Grand Caffe.

Nuk ka as Grand Caffe nuk ka asnjë Grand Restorant, nuk ka as biletë për t’u futur në park. Projekti kap vlerën e 74 milionë lekëve të reja. I gjithë investimi bëhet për lodra dhe për të rregulluar  këtë hapësirë prej 4000 metrash, për ta përshtatur me atë që ne kemi menduar.

Përfshihen tavolina pingpongu, kolovajza, rëshkitëse, hapësira për t’u kacavirur fëmijët, përfshihet një hapsirë që ka katër kosha basketbolli, ka edhe një hapësirë ku mund të luhet me skatebord dhe patina, që është e vetmja hapësirë që ka sipërfaqe beton. Asnjë pjesë tjetër nuk është beton, por ashkla dhe rërë. Nuk do të priten pemë, vetëm tre të tilla do të zhvendosen.

Dy pemë që janë prerë, janë prerë me procesverbal, me katër firma nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Bashkia deri tani ka mbjellë 6000 pemë në Tiranë dhe ka në plan të mbjellë  të tjera, jo të presë”, ka theksuar Baboci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button