☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.26 ▼1.12%
ARI 4,854 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,553 ▲ +0.61% ETH $2,333 ▼ -1.15% XRP $1.3617 ▼ -0.01% SOL $83.7100 ▼ -2.56%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.26 ▼1.12 % ARI 4,854 ▲0.08 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.26 ▼1.12 % ARI 4,854 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bahtiri kundërshton varrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë, lëshon mbledhjen

Sot në ora 11:00 ka filluar mbledhja e Këshillit Organizativ i formuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, për organizimin e ceremonisë për rivarrosjen e eshtrave të patriotit të madh shqiptar, Isa Boletini.

Veriu.info mëson se temë diskutimi ka qenë ideja e Qeverisë së Kosovë për varrosjen e eshtrave të Isë Boletinit në Vlorë.

Mirëpo, këtë ide e ka kundërshtuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili edhe në shenjë proteste e ka lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative para pak minutash.

Kryetari Bahtiri në një prononcim për Veriu.info thotë se e ka lëshuar mbledhjen, duke treguar se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të mos pajtimit që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Vlorë.

“Unë e kam lëshuar mbledhjen, pasi që e kam kundërshtuar ashpër në takim zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin Haki Demolli, ku kam këmbëngulur që Isa duhet të varroset në vendlindjen e tij, ashtu edhe siç ka qenë e paraparë. Mirëpo, ata insistonin që ai të varroset në Vlorë tek varri i Ismail Qemalit”, tregon Bahtiri për Veriu.info.

I pari i Mitrovicës thotë se tash do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës për ta trajtuar këtë çështje, duke insistuar që varrimi i tij të bëhet në Boletin, ashtu edhe siç ka qenë e parashikuar të bëhet me datën 10 qershor.

Mësohet se në mbledhjen e cila është ende duke vazhduar, është hedhur kjo ide për shkak se KFOR-i nuk po lejon që FSK-ja të shkoj në veri gjatë ceremonisë për varrosjen e eshtrave dhe Qeveria duke mos pasur guxim ta kundërshtoj KFOR-in dhe prej frikës se kështu do të dilte keq para opinionit, ka vendosur që eshtrat e Isa Boletinit t’i varrosë në Vlorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.