☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,034 ▼ -2.83% ETH $2,196 ▼ -2.82% XRP $1.3310 ▼ -1.71% SOL $81.9400 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Balla: Berisha i shqetësuar për Tafajn, mashtroi 1869 studente me dëm 1 milion euro

Deputeti i Partisë Socialisëte, Taulant Balla, ironizon Berishën duke pohuar se sot Prokuroria e gjeti fajtor ish-ministrin e Arsimit të qeverisë së vjetër për mashtrimin e 1869 studenteve, duke i shkaktuar familjeve të tyre një dëm prej 1 milione euro dhe prokuria kërkon 1 vit burg.

Deputeti i PS-së Balla nëpërmjet statusit të tij social Facebook mesditën e të enjtes, shprehet: “Ja pse Saliu ishte sot shumë i shqetësuar. Ja pse urdhëroi deputetet e tij t’i binin foltores dhe tavolinave. Ja pse Saliu ka mbledhur tani me urgjence Grupin te SHQUPI. Sepse sot Prokuroria e gjeti fajtor ish-ministrin e Arsimit të qeverisë së vjetër të për mashtrimin e 1869 studentëve, duke i shkaktuar familjeve të tyre një dëm prej 1 milionë euro. Prokuria kërkon 1 vit burg për kete ish-minister e Saliut”.

“Sali Berisha me Myqerem Tafajn dhe me parë me Genc Pollon licensuan vitrinat dhe Kristalinat, duke e cuar arsimin e lartë në pikën ku kishte kontrata të tipit: “Dhuron një makinë dhe fiton një bursë trevjeçare universitare”, “Dhuron 800 litra naftë, kontratë e hapur për tre vite dhe përfiton katër bursa studimi trevjeçare ose shërbime të tjera”, “Dhuron 17 kompjutera dhe përfiton 6 bursa studimi trevjeçare”, “Dhuron punime të ndryshme në duralumin…”. Ky është arsimi juaj i lartë? “Materiale të ndryshme në dru dhe përfiton katër bursa studimi”, “Dhuron dy ton tallash në këmbim të dy bursave trevjeçare për titull shkencor”. A e kuptoni tani që kur vini këtu dhe flisni sikur keni ardhur nga qielli dukeni komplet qesharakë apo jo? “Dhuron raki rrushi, mollë dhe verë dhe përfiton bursë studimi trevjeçare me të drejtë të së dytës në bazë të sasisë së rrushit, mollës dhe verës”, shkruan Balla.

“E kuptoni se çfarë vreshtash dhe çfarë lloj distilerish keni vënë në lëvizje ju për të dhënë bursa apo jo? “Dhuron një makinë Volksëagen dhe një Chevrolet të përdorur, dhe të dy bashkë marrin nga dy bursa tre vjeçare”, “Dhuron 20 sedilje furgoni..”, – po këto sediljet, çfarë janë këto? “si dhe sistem të brendshëm fugoni”, – fugonin vetë nuk e dhuron, por këto të gjitha i dhuron, “dhe përfiton dy bursa dy vjeçare”, përfundon Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.