☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,531 ▲ +1.47% ETH $2,065 ▲ +3.64% XRP $1.3412 ▲ +1.18% SOL $84.2400 ▲ +2.9%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Balla: Berisha “non grata” nga SHBA, SPAK kërkon ende prova

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot SPAK që të hetojë dosjen e kompleksit “Partizani”, si një skandal të tjetërsimit të pronave dhe korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion, por SPAK është ende duke kërkuar prova.

“Provat janë aty. Unë kam çuar prova përditë, edhe për kompleksin ‘Partizani’. Më kanë thënë se kanë regjistruar procedim penal për kompleksin ‘Partizani’, por unë jam kallëzuesi dhe nuk jam thirrur deri tani. Një privatizim që u bë për 100 milionë lekë, aq sa shitet sot aty vetëm një apartament. Ne duhet të bëjmë çmos që drejtësia të funksionojë dhe ‘djallin’ ta pastrojë edhe nga Kuvendi, nga kjo strehë e fundit ku fshihet, sepse nga sistemi i drejtësisë po e pastrojmë”, tha Balla.

Balla tha se “mazhoranca e ka bërë të qartë qëndrimin kur drejtësia ngre akuzë ndaj një përfaqësuesi të PS-së”.

“Ne s’do të jemi e s‘kemi qenë zyrë avokatie për ndonjë përfaqësues tonin. Viti 2021 është viti i parë kur në Shqipëri janë marrë masa, janë dënuar ministra të mazhorancës në pushtet. Ky është rezultati i vërtetë”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.