🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,881 ▼ -2.57% ETH $2,184 ▼ -2.79% XRP $1.3238 ▼ -1.62% SOL $81.5900 ▼ -3.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Ballkan”, goditet grupi i trafikut të drogës; 7 të arrestuar në Shqipëri

Policia e Shtetit ka njoftuar paraditen e sotme finalizimin e operacionit antidrogë të koduar “Ballkan”, i ekzekutuar në disa vende të rajonit dhe në bashkëpunim mes policive të tyre.

Në një deklaratë për mediat, nëndrejtori i përgjithshëm i policisë, Ardian Çipa ka bërë me dije se operacioni është kryer pas 15 muaj hetime në Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

“Në datat 6 dhe 7 korrik në Shqipëri janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 7 persona. Në pranga kanë rënë shtetasit: Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani, Nuredin Hazeraj, Lulzim Qorri, Denis Sinametaj dhe Blerim Ukimeraj. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim”, ka deklaruar Çipa.

Numri dy i Policisë së Shtetit ka nënvizuar se, grupi kriminal ka trafikuar droga të llojeve të ndryshme dhe ka saktësuar se gjatë aksionit janë sekuestruar 26 kg heroinë, rreth 2 kg kokainë dhe 183 kg hashash, si dhe një shumë parash në euro e armë zjarri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.