☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,132 ▲ +0.06% ETH $2,262 ▲ +0.65% XRP $1.3529 ▼ -0.2% SOL $84.7800 ▼ -0.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Ballkani i vitit 1917 sipas artistit austriak Leopold Forstner

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe Ministrinë e Kulturës çelën ekspozitën,  “Ballkani i vitit 1917 i vizatuar nga artisti austriak i Artit Modern Leopold Forstner”.

Ekspozita-11Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i Austrisë, Thomas Schnol, Ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffmann, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi dhe të tjerë artdashës të njohur shqiptarë.

Ceremoninë e çeli drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Labi, i cili tha se kjo ekspozitë ku tregohet Ballkani i vitit 1917 është i rëndësisë së veçantë pasi shfaq para publikut shqiptar foto dhe vizatime të pa ekspozuara më parë”.melsi1

Ndërsa ministrja Kumbaro,  falenderoi Ambasadën Austriake për këtë bashkëpunim kulturor-historik-edukativ. “Tashmë ne jemi në skena me hapësira pa kufi, ku të gjithë flasim për kulturën dhe trashëgiminë kulturore”, theksoi Kumbaro.

kumbaroAmbasadori i Austrisë, Schnol tha se, ekspozita e sotme është një shprehje e kulturës, është një ekspozitë ku tregohet ballkani i viteve 1917-1918.

Siç dihet, shtoi ai, Austria ka qenë një mbështetëse e Shqipërisë në çdo kohë.

Ai falënderoi Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës për këtë bashkëpunim.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 15 Mars 2015 në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.labi1

Afërsisht 100 vizatime të mëdha, 50 fotografi dhe shumë punime artizanale nga udhëtimet e Forstner-it ruhen edhe sot.

Leopold Forstner, bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt ka udhëtuar në vitet 1917 dhe 1980  në cilësinë e tij të oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

EkspozitaAi vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtar dhe mblodhi objekte artizanale.

Misioni i tij ishte dokumentimi i kulturës së popujve të Ballkanit përgjatë luftës së parë botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.