☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,427 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,956 ▼ -2.71% ETH $2,070 ▼ -3.67% XRP $1.3711 ▼ -2.21% SOL $86.7500 ▼ -4.58%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,427 ▲1.17 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,427 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ballkani Perëndimor, Shqipëria përfitoi 61.2 mln euro grante për 27 projekte

Shtatë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë përfituar rreth 13.5 miliardë dollarë investime në fusha si energjia, transporti, mjedisi, por edhe sektori privat në tetë vjet që nga krijimi i strukturës së Bashkimit Europian. Të dhënat më të fundit të Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) tregojnë se Shqipëria renditet e katërta për nga volumi i granteve të përfituara. Janë në total 61.2 mln euro të disbursuara për 27 projekte.

Në vend të parë është renditur Bosnjë – Hercegovina me 90.5mln euro për 37 grante, e ndjekur nga Kosova me 82.8 mln euro (24 grante); Mali i Zi me 70.5 milionë euro (28 grante); Serbia 53.7 mln euro (41 grante) dhe Maqedonia 41 mln euro (25 grante).

Sikundër shihet, ka një shpërndarje të ndryshme të granteve, e cila është ofruar nga Banka Botërore, WDIF, REEP and REEP Plus. Sektori që ka përfituar më shumë grante është transporti, me një vlerë në total në rreth 137 mln euro (60 grante), e ndjekur nga energjia me 53 grante, për një vlerë totale prej 137 mln euro.

Më pak grante ka përfituar zhvillimi i sektorit privat, 41 grante, me 48 milionë euro.

Sa i përket madhësisë së projekteve të investuara në bazë të këtij programi, Shqipëria renditet pas Maqedonisë, por para Kosovës dhe Malit të Zi. Më konkretisht, Shqipëria llogarit 20 projekte me vlerë totale 1.1 miliardë euro, nga të cilat 12 janë kredi me vlerë 381.1 milionë euro.

Në vend të parë renditet Serbia me 4.1 miliardë euro për 27 projekte, ndërsa Kosova llogarit 16 projekte investuese me vlerë 775.5 mln euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.