Libri

“Ballkanika” dy ditë në Tiranë

Konkursi i njohur i letrave ballkanike, këtë vit në Shqipëri

ballkanika-2010-caktohet-ne-vlore-cmimi-per-romanin-me-te-mire-te-ballkanitI konsideruar si “Nobeli” ballkanik, çmimi më i madh letrar në rajonin tonë, këtë vit do të dorëzohet në Tiranë. Nga data 5 deri më 7 dhjetor, kandidatët e këtij çmimi nga vende të ndryshme të Ballkanit do të jenë në Shqipëri në pritje të vendimit të jurisë për çmimin e madh. Nga Shqipëria, kandidat për këtë çmim është shkrimtari Ylljet Aliçka me romanin “Valsi i lumturisë”. Aliçka do të jetë përballë shkrimtarëve Zdravka Evtimova nga Bullgaria, Dimitrios Stefanakis nga Greqia, Mitko Madzunkov nga Serbia, Mirela Roznoveanu nga Rumania, Dragan Velikic nga Serbia dhe Hakan Gunday nga Greqia. Autori më i mirë do të zgjidhet nga një juri ndërkombëtare, pjesë e së cilës është dhe shkrimtarja shqiptare Diana Çuli. Shkrimtari, i cili e fiton këtë çmim letrar, bëhet i njohur menjëherë në Ballkan në bazë të një marrëveshjeje, sipas së cilës ai duhet të përkthehet brenda një viti në të gjitha gjuhët ballkanike. Hapja e dyerve nga shtëpitë më të mëdha botuese të Ballkanit çel më pas dyert edhe në Europë. Për herë të parë, ky çmim është fituar më 1997 nga shkrimtari serb, David Albahari, i ndjekur nga Anton Donchev nga Bullgaria, Nikos Bakolas nga Greqia, Vasile Andru nga Rumania, Venko Andonovski nga Maqedonia, Fatos Kongoli nga Shqipëria, Ayfer Tunç nga Turqia, Dimitar Shumnaliev nga Bullgaria, Maro Douka nga Greqia, Tahsin Yücel nga Turqia, Vladislav Bajac nga Serbia, Sema Kaygusuz nga Turqia,

Ismail Kadare nga Shqipëria, Aleksandar Prokopiev nga Maqedonia dhe Nedim Gürsel nga Turqia. Çdo vit, për këtë çmim kanë qenë kandidatë emra të njohur të letrave shqipe si Ben Blushi, Mira Meksi, Preç Zogaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button