Banka Botërore : Ekonomia shqiptare mbetet nën potencial
Banka Botërore prezantoi sot paradite, Raportin e Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore, ku u paraqitën mesazhet kryesore:
1. Rritja ekonomike përshpejtohet gjatë 2015-ës por mbetet poshtë potencialit
2. Zhvillimet ndërkombëtare ndikojnë në shfaqen e rreziqeve të ndryshme me afat të shkurtër dhe të mesëm
3. Reformat strukturore ndikojnë në shpejtësinë e rimëkëmbjes në afatmesëm
4. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, tregu i punës mbetet i dobët
5. Përshpejtimi i rritjes pritet të reduktojë varfërinë megjithatë papunësia e vazhduar dhe pjesëmarrja e ulët në forcën e punës përbëjnë pengesë
6. Konsolidimi fiskal duhet të vijojë për të reduktuar peshën e borxhit në afatmesëm
7. Politika për rritjen e të ardhurave dhe konkurrueshmërisë
Paraqitja e shkurtër po bëhet nga Koordinatorja e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, dhe udhëheqësja e Programit për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal për Evropën Juglindore, Gallina Andronova Vincelette , nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Sarajevë.
Ndërsa për Shqipërinë do të jetë znj. Tahseen Sayed që do të paraqesë një panoramë të situatës ekonomike në vend, plotësuar nga të dhënat e hollësishme nga ekonomistja e BB Znj. Hilda Shijaku.
Vlerësohet se ekonomia e Shqipërisë ka vijuar të zgjerohet gjatë gjysmës së parë të 2015, si rezultat i investimeve të brendshme të mëdha. Megjithatë, mbetet nën potencialin e saj. “Ekonomia duhet të nxitet nga investimet dhe eksportet neto. Duhet pasur parasysh se konsumi privat ka mbetur i ulët e po kështu edhe besimi i konsumatorëve”, bën të ditur zyrtarët e BB-së.
Sa i përket konsolidimit fiskal, raporti ben të ditur se ai po mbështetet tek shpenzimet. Gjatë gjysmës së parë të 2015, shpenzimet janë tkurrur me 0.9% në bazë vjetore, me 195,6 mld lekë. Ne të kundërt, shpenzimet kapitale u rritën me 5.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014.
Për të ardhurat, raporti tregon se përpjekjet për konsolidim kanë qenë më
Pak efektive se sa ato për shpenzimet, për shkak të MBLEDHJES së dobët të të ardhurave, si dhe inflacionit më të ulët se sa parashikimi. Shkak është edhe çmimi i naftës.
Sipas raportit të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë tkurrur me 4.1 dhe 3 % në terma vjetorë. Me gjithë rënien e të ardhurave (shkak kryesisht edhe i pengesave të administ tatimore), zhvillimi i tyre është disi më e qëndrueshme. Kjo nga kërkesa e brendshme e nxitur nga investimet. Deficiti fiskal pritet të arrijë 5.1 % në 2015. Borxhi pritet të zbresë në nivelin 57.1% e PBB deri në 2019.
Banka Botërore vlerëson se rritja e PBB pritet të jetë 2.7 % në 2015 nga 2.1 që ishte për 2014-ën.
Rreziqet më të mëdha për rritjen ekonomike janë: Niveli i lartë i kredive të këqija, gjë që kufizon rritjen e kreditimit dhe çmimet e ulëta të naftës.
Inflacioni mesatar ka qëndruar nën parashikimin prej 2-4 % si shkak i presione e deflacioniste nga jashtë dhë konsumit të brendshëm të ulët. Inflacioni tregoi tendenca pozitive gjatë muajve të parë të 2015 si shkak i paqëndrueshmërisë së ushqimeve të papërpunuara. Duke filluar nga maji 2015, çmimet e ulëta të importeve e kanë ulur inflacionin, duke arritur 1.3% në korrik.
Norma e ulët e interesit e mbajtur nga BsH në 2%, pritet të nxisë kreditimit.
Kreditë e këqija janë ulur në 20.9% nga 22.4 që ishin në 2014. Por mbetet ende ndër më të lartet ne rajon.
Sa i përket punësimit ai rritur me 10.6% krahasuar me 2014, por TM2 i 2015 tregoi nivel papunësie prej 17.3%, shifër që është ndër më të lartët në rajon.
Për ekonomisten e BB-së në Tiranë Hilda Shijaku vendi duhet të vijojë me reforma që të mund të rrisë konkurrueshmërinë dhe të ardhurat, pasi kjo do të mund të sjellë rritje më të lartë ekonomike.
Raporti i Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore prodhohet dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qend rore në Bankën Botërore.