☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,218 ▲ +1.02% ETH $2,109 ▲ +2.37% XRP $1.3402 ▲ +1.25% SOL $83.4100 ▲ +0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Banka Credins drejt finalizimit të transaksionit për shitjen e rafinerisë së naftës së ARMO-s

Banka e Credins po  finalizon këto ditë transaksionin për shitjen e rafinerisë së përpunimit të naftës, ARMO. Monitor ka mësuar se blerësi është investitor vendas dhe vlera e shitjes është rreth 25 milionë euro, por për momentin nuk bëhet e ditur se cila është kompania blerëse.

Pasi kompania Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC sha ka “braktisur” aktivitetin e në Rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh, Banka Credins e cila zotëron të drejtat e pronësisë mbi këtë rafineri ka hyrë në negociata me investitorë të tjerë për shitjen e saj.

Në tetor 2016, Credins mori në pronësi 54 pasuri, troje dhe impiante të shoqërisë së përpunimit të naftës, ARMO, teksa kjo e fundit kishte një hua të pashlyer ndaj bankës. Vlera e tyre ishte 3.1 miliardë lekë, ose 25 milionë euro dhe Credins ishte ofertues i vetëm në ankandin e asaj kohe.  Në nëntor 2016, Credins nënshkroi një kontratë shitjeje me rezervë të pasurive të ARMO-s, që ajo zotëronte, tek kompania Ionian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A. Kjo e fundit, në shtator 2016 kishte marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës dhe filloi përpunimin e naftës, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum. Nuk bëhet e ditur nëse IRTC pagoi ndonjë këst te banka për blerjen e ARMO, por ministri i energjisë dhe infrastrukturës pohoi së fundmi se pronare e rafinerisë së përpunimit të naftës së  ARMO është Banka Credins.

ARMO u kthye së fundmi në vëmendjen e publikut, pasi IRTC, që e shfrytëzoi rafinerinë e naftës deri në nëntor 2017 u largua duke lënë punonjësit pa punë (të cilët filluan protestat), ndërsa rezultoi që IRTC nuk kishte paguar as taksat. Sipas burimeve zyrtare të tatimeve, të publikuara nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, detyrimi fiskal i ITRC i krijuar në 2017 ishte rreth 4.7 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro), kryesisht taksë qarkullimi. Në total, detyrimi tatimor i krijuar në vite nga ARMO është rreth 260 milionë euro (pa llogaritur fshirjet e detyrimit të para vitit 2010 për shkak të amnistisë fiskale).

Përveç detyrimeve ndaj furnitorëve dhe Albpetrol, ARMO kishte rreth 53 milionë euro kredi në bankat vendase, duke qenë dhe kreditori më i madh i keq në vend. Por, këto kredi tashmë janë ristrukturuar dhe pronat janë shitur dhe ARMO nuk është më në listën e kreditorëve të këqinj të Bankës së Shqipërisë.

Në janar të këtij viti, rafineria tjetër e ARMO-s, ajo e prodhimit të bitumit, e cila ndodhet në Fier, u shit në ankand 5 milionë dollarë. Blerësi ishte AL.Global Oil, një kompani e krijuar në vitin 2016, e cila kishte në bordin mbikëqyrës dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.

Historia e ARMO

Në vitin 2008 ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar.

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.

15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.

Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.